Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin, tha se në fund të qershorit, se pati një bisedë telefonike me kolegun e tij të CIA-s, William Burns, ku diskutuan për situatën në Ukrainë.
Muajin e kaluar, New York Times dhe Wall Street Journal raportuan se Burns telefonoi Naryshkinin, për të siguruar Kremlinin se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në kryengritjen jetëshkurtër të 23-24 qershorit nga grupi mercenar rus Wagner, transmeton Telegrafi.
Burns dhe Naryshkin kanë mbajtur komunikim që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, në një kohë kur kontaktet e tjera të drejtpërdrejta midis dy vendeve janë minimale dhe marrëdhëniet janë në pikën e tyre më të ulët që nga kriza e raketave në Kubë e vitit 1962.
TASS citoi Naryshkin të thoshte se ishte e mundur që të dy të takoheshin.
Takimi i tyre i fundit i tillë ishte në Turqi nëntorin e kaluar, kur zyrtarët amerikanë thanë se Burns paralajmëroi Rusinë për pasojat e çdo përdorimi të armëve bërthamore, dhe ngriti çështjen e të burgosurve amerikanë në Rusi.
Naryshkin tha gjithashtu se nuk dëgjoi asgjë befasuese nga samiti i NATO-s në Vilnius. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251