Procesi i korrje-shirjeve ende nuk ka filluar. Kjo pasi që shkaku i reshjeve të shumta, lagështia e grurit ende është mbi nivelin optimal. Ministria e Bujqësisë u ka bërë thirrje bujqve që para këtij procesi të konsultohen me ekspertë, por bujqit, kanë shqetësime për nivelin e rendimenteve që do të kenë sivjet.
Gruri në këmbë vazhdon të qëndrojë ende, ndonëse jemi në javën e dytë të korrikut.
Tokat e mbjella me kulturën e grurit në komunën e Lipjanit ende nuk janë korrur.
Ngjyra e tyre dhe dëmtimi në disa pjese tregon për gjendjen e tyre.
Njëri nga ata që ka disa hektar të mbjellë me grurë, është edhe Mehdi Troshupa nga kjo komunë.
Ai thotë se vite më parë korrje-shirjet tashmë do të duhej të ishin gjysmë të përfunduara, por që kjo ka ndryshuar këtë vit.
Dëmi sipas tij, vërehet që në pamje të parë.
“Sigurisht e ka pi pak ujin, kështu ma i zi po doket po me rrezua ende se ka rrëzu, ende i verdhë është në disa pjesë”, tha për RTV Dukagjinin, Mehdi Troshupa – bujk nga Lipjani.
Ai thotë se vite më parë rendimentet kanë qenë bukur të larta por që këtë herë ka drojë se kjo do të ndryshojë.
“Deri në katër mijë kilogram grurë i kemi marrë viteve të tjera, për sivjet nuk e di a do të ketë aq pasi nuk e dimë sa është dëmtuar. Po shpresoj deri në katër mijë edhe sivjet”, deklaroi Troshupa.
Për vonesat në fillim të këtij procesi ka njoftuar edhe Ministria e Bujqësisë.
Sipas informatave të Ministrisë, të përcjella nga këshilltarët në qendra këshilluese komunale për bujqësi, përqindja e lagështisë vazhdon të jetë mbi normat optimale, që sillen ndërmjet 12 e 13 %.
Për këtë, Ministria u bëri thirrje bujqve që të mos fillojnë korrjet para pjekjes së plotë të grurit, në mënyrë që të mos kenë humbje të grurit e ulje të rendimentit mesatar, por edhe janë paralajmëruar se pikat grumbulluese, nuk do të pranojë nëse lagështia është mbi normat optimale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri