Deskoska: Gjykata Kushtetuese të anulojë udhëzimet e reja dhe të shfuqizojë pjesën e kontestuar të ligjit për evidencë amë
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procesit është një lajm i mirë dhe ligji është respektuar sepse parashikon kombësinë në librat amë, jo në ekstrakt. Certifikatat e lindjes nuk është patjetër t’i përmbajë të gjitha të dhënat nga libri amë, thekson ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të shqyrtojë Udhëzimin e ri për librat amë.
Deskoska thekson se përkatësia etnike bën pjesë në grupin e të dhënave “sensitive” që i nënshtrohen mbrojtjes së veçantë sipas rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Të dhëna të tjera të tilla janë të dhënat për përkatësinë fetare, përkatësinë politike, gjendjen shëndetësore, orientimin seksual etj. Vendi ynë është nënshkrues i Konventës për Mbrojtjen e Personave për Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale dhe unë personalisht kam nënshkruar Protokollin për ndryshimin e tij në dhjetor 2019, i cili forcon më tej mbrojtjen e këtyre të dhënave sensitive. Ai Protokoll është ratifikuar në Kuvend në qershor 2021 dhe është i detyrueshëm për ne.
Sipas dispozitave kushtetuese, marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në përputhje me kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Aq më pak me një udhëzim. Pra, kushtetuta jonë i vendos marrëveshjet ndërkombëtare nën kushtetutë, por mbi ligjet. Sipas kësaj, prisja që ministria kompetente do të propozonte ndryshimin e Ligjit për evidencë amë, me qëllim të respektimit të obligimeve ndërkombëtare, e jo ndryshimin e udhëzimeve për zbatimin e ligjit. Ajo që po ndodh në këto momente është një proces regresiv dhe mosrespektim i detyrimeve ndërkombëtare që kemi marrë si shtet”, thuhet në njoftimin ish-ministres në rrjetet sociale.
Ligji për Evidencë amë, i cili u miratua në vitin 1995, përcakton që të figurojë kombësia e prindërve. Prandaj mendoj se është një lajm i mirë që erdhi nga Gjykata Kushtetuese që do ta përdorin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare