LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Boll ma, dita e dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve – Kurti nuk tha asgjë e Osmani po vazhdon të heshtë

Çitaku: Boll ma, dita e dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve – Kurti nuk tha asgjë e Osmani po vazhdon të heshtë

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka kritikuar “heshtjen” e institucioneve të Kosovës në raport me masat e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot është dita dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e gjashtë pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht qeverisë së Kosovës, derisa sipas saj kryeministri nuk po flet.

“Dita dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e gjashtë pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht qeverisë së Kosovës. Kryeministri, si gjithmonë gjeneralizoi dhe nuk tha asgjë. Presidentja po vazhdon të heshtë”.


“Momentet si këto janë definuese për trajektoren politike dhe strategjike të një shteti. Çfarë Kosove duam ne? Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar? Boll ma. Mashtrimi nuk kalon”, ka përfunduar shënimin e saj Çitaku.

Kurti i quan të padrejta masat e BE-së: Nuk mund të bëjmë kompromis me sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë
Lexo po ashtu Kurti i quan të padrejta masat e BE-së: Nuk mund të bëjmë kompromis me sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur të dielën masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian “të padrejta” dhe ka thënë se shpreson që ato të jenë të shkurtra pasi që “Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka thënë se Qeverisë së Kosovës i ishin komunikuar masat ndëshkuese qysh më 28 qershor, si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Kalo në kategori