LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e LDK-së në Podujevë, akuzon sërish Veliu: U shkel çdo dispozitë e Statutit të partisë

Zgjedhjet e LDK-së në Podujevë, akuzon sërish Veliu: U shkel çdo dispozitë e Statutit të partisë

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Agim Veliu, ka reaguar sërish për procesin zgjedhor të kësaj partie në Podujevë, duke akuzuar rëndë kryetarin e sapo zgjedhur të degës, Ekrem Hysenin dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Veliu procesin zgjedhor e ka cilësuar të manipuluar, ndërsa ka thënë se është kaluar çdo limit duke shkuar deri në absurd.


Sipas tij, në këtë proces është shkelur çdo dispozitë e Statutit të LDK-së e rregullore pune.

Veliu godet Hysenin, Gashin dhe Abdixhikun, i quan 'proces gueril' zgjedhjet e LDK-së në Podujevë
Lexo po ashtu Veliu godet Hysenin, Gashin dhe Abdixhikun, i quan 'proces gueril' zgjedhjet e LDK-së në Podujevë

“Duke shkelur dispozitën statutore mbi bazën deleguese kontrabanduan për Kuvendin e Degës edhe delegatë nga një fshat në zonën e thellë malore në Sylevicë, që tash e disa vite nuk ka asnjë banor dhe ekziston vetëm në hartë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Nga nëndega që është shuar nga viti 2006, ekipi i kryemanipulatorit në mes maleve të Sylevicës përmes ‘kuvendit të dhelprave e lepujve’ ia siguruan ‘dokut’ një delegat në degë dhe shefit të tij Lumirit në Kuvendin Qendror, duke e kontrabanduar Bujar Gimollin përmes nëndegës fiktive në Zhiti (në të cilën për shkak të numrit të vogël të banorëve LDK-ja gjithashtu tash e disa vite nuk ka strukturë të organizuar)”.

“Për dijeninë e anëtarësisë dhe votuesve të LDK-së, delegati klandestin i dr.manipulatorit dhe Lumirit në zgjedhjet e parafundit të LDK-së u delegua në Kuvend të Degës nga një nëndegë e qytetit, në lagjen ku jeton tash e disa vite. Kësaj radhe, pasi dështoi të përbirohet si delegat në nëndegën e qytetit të cilës i takon. Por, Gimolli – që në kabinetin e Lumirit është i sistemuar me vendim si Shef i propagandës nuk guxonte të mbetej jashtë strukturave dhe ekipit të dr.manipulatorit dhe shefit të tij në Prishtinë, prandaj duhej kontrabanduar, qoftë edhe përmes nëndegës që nuk ekziston”.

Veliu tutje ka thënë se ky është vetëm njëri nga shumë delegatët jo legjitim “të kontrabanduar në mënyrë kundër statutore në maskarallëkun zgjedhor të onkologut kancerogjen”.

“Kronika e manipulimeve të shumta të procesit zgjedhor të LDK-së në Llap ka episode edhe më të errëta se kjo e kontrabandimit të delegatit nga fshati pa banorë”.

Anëtarësisë dhe simpatizantëve të LDK-së ai ka thënë se do t’u ofrojë edhe dëshmi e prova të filmuara “se si e degjeneruan krejt procesin argatët e Lumirit përmes bandës së dr.manipulatorit për t’ua siguruar votat që ata të qëndrojnë në krye të grupeve të tyre, qoftë edhe përmes mercenarëve, deri në përmbylljen e misionit – zhbërjen e LDK-së”.

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i LDK-së në Podujevë para një jave, në procesin e brendshëm zgjedhor që ka filluar në nivel të Kosovës, në Lidhjen Demokratike të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori