LAJMI I FUNDIT:

Një shenjë e pazakontë mund t’ju ndihmojë të zbuloni fazat e hershme të demencës

Një shenjë e pazakontë mund t’ju ndihmojë të zbuloni fazat e hershme të demencës
(Foto: Pexels)

Diagnostikimi më i hershëm të demencës u jep njerëzve mundësinë më të mirë për të kontrolluar dhe lehtësuar simptomat e gjendjes.

Prandaj, nuk është keq të njihni simptomat e hershme që shkaktojnë demencën, pasi mund t’i ndihmojë njerëzit dhe t’u japë familjeve të tyre më shumë kohë për të kuptuar diagnozën dhe për ta planifikuar të ardhmen.

Shkencëtarët e klinikës Mayo kanë zbuluar prova se forma e ecjes ndryshon përpara se të shfaqen probleme me kujtesën dhe njohjen. Kjo është për shkak se demenca i vret qelizat e trurit, të cilat mund të ndikojnë në lëvizje.


Gjumi i rregullt gjatë ditës zvogëlon rrezikun e demencës
Lexo po ashtu Gjumi i rregullt gjatë ditës zvogëlon rrezikun e demencës

Gjithashtu, njerëzit me demencë mund të tregojnë një lëkundje më të shkurtër të krahut gjatë ecjes. Një studim i publikuar në Journal of Alzheimer’s Disease zbuloi gjithashtu se njerëzit me këtë sëmundje ka të ngjarë të kenë hapa më të shkurtër.

Përveç kësaj, ka disa simptoma të tjera për t’u kujdesur, duke përfshirë humbjen e kujtesës afatshkurtër, ndryshimet e disponimit, humbjen e interesit, mungesën e fokusit, vendimet e nxituara, konfuzionin, uljen e koordinimit të lëvizjeve dhe vështirësinë në kryerjen e detyrave të përditshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori