Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka thënë se në Kosovë po zhvillohet luftë hibride serbe më së shumti përmes dezinformimit, duke përmendur rastin e sotëm të lëndimit të një protestuesi serb në Graçanicë, i cili mori lëndime duke qëlluar me shqelm një veturë.
Musliu ka thënë se rrjetet sociale dhe, veçmas ato ruse, si telegrami, po përdoren për ta nxitur sa më shumë qytetarin serb në Kosovë që të përfshihet në zhvillime kaotike.
“Lufta hibride serbe në Kosovë zhvillohet më së shumti përmes dezinformimit. Kohën e fundit, rrjetet sociale dhe, veçmas ato ruse, si telegrami, po përdoren për ta nxitur sa më shumë qytetarin serb në Kosovë që të përfshihet në zhvillime kaotike”, ka shkruar Muliu në Facebook, transmeton Telegrafi.
Eksperti i sigurisë, Musliu tha se “një shembull i tillë ka ndodhur sot pas protestës së serbëve në Graçanicë, ku u tregua vetëm pjesa e parë e kësaj videoje, ku gjoja një protestues serb u lëndua nga përleshjet me Policinë e Kosovës”.
“E vërteta (siç shihet në pjesën e dytë të videos), është se protestuesi serb kishte lënduar këmbën duke goditur një makinë që po kalonte aty afër, e cila pandehet se ka qenë e Policisë se Kosovës, ose makinë e civilëve”, tha Musliu.
Ndryshe, pas arrestimit të serbit Dragisha Milenkoviq, i cili dyshohet për krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998- 1999), disa qytetarë të komunitetit serbë janë mbledhur sot (e mërkurë) për të shprehur pakënaqësinë e tyre për arrestimin e sotëm të tij në qendër të Graçanicës.
Me këtë rast rruga kryesore Prishtinë-Gjilan u bllokua nga serbët, të cilët u mblodhën për të protestuar kundër këtij arrestimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze