LAJMI I FUNDIT:

Kaosi në kampin e muxhahedinëve, avokati Genc Gjokutaj: Viktima ka shenja dhune

Kaosi në kampin e muxhahedinëve, avokati Genc Gjokutaj: Viktima ka shenja dhune

Avokati Genc Gjokutaj, përfaqësues ligjor i muxhahedinëve të kampit të MEK në Durrës, thotë se personi i cili ka humbur jetën brenda kampit ka shenja dhune në trup.

“Pretendohet se është përdorur dhunë, fakti është që është përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Rezultati i këtij aksioni është një i vdekur, i cili mendojmë që ka vdekur nga gazi dhe goditet. Dukshëm panja e tij me hematoma. Ka ardhur prokuroria për të bërë këqyrjen”, tha ai në një deklaratë për mediat pas largimit të policisë nga kampi, tha avokati.

Çfarë përfaqësojnë muxhahedinët, historiku i MEK: Nga revolucioni te ardhja në Manzë të Durrësit
Lexo po ashtu Çfarë përfaqësojnë muxhahedinët, historiku i MEK: Nga revolucioni te ardhja në Manzë të Durrësit

“Sipas tij, policia nuk ka kryer asnjë arrestim, çka tregon që nuk ka pasur dhunë. “Po ndjekim situatën por fakti është se këtu kemi një të vdekur dhe kjo është një vendngjarje. Policia nuk duhet të kishte mohuar, komentet t’i bënte më vonë”, shtoi Gjokutaj.


Aksioni i policisë në kampin e muxhahedinëve në Durrës, reagon Ministria e Brendshme
Lexo po ashtu Aksioni i policisë në kampin e muxhahedinëve në Durrës, reagon Ministria e Brendshme

Situata kaotike në kamp u krijua pas një operacioni kontrolli të policisë, të urdhëruar nga SPAK. Fillimisht banorët pretenduan se 2 persona kanë humbur jetën. Policia thotë se një person dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, por nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes palëve. Ministria e Brendshme thotë se muxhahedinët kanë shkelur marrëveshjen në bazë të së cilës janë strehuar në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori