Pep Guardiola me kërkesë interesante për UEFA-n dhe FIFA-n pas fitimit të Ligës së Kampionëve
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dëshiron që FIFA dhe UEFA të bashkohen për një zgjidhje më të mirë të orarit për zhvillimin e ndeshjeve, pasi përfundimisht ngritën trofeun e Ligës së Kampionëve.
Ka qenë një pritje e gjatë që spanjolli të ngrinte sërish trofeun e lakmuar evropian me triumfin e tij të mëparshëm që erdhi me Barcelonën në vitin 2011.
“Ne jemi vërtet të lumtur” – deklaroi Guardiola fillimisht për Sky Sport. “Në fund mund të kishim dyfishuar rezultatin me (Phil). Kjo garë është e bukur. Ne fituam tripletëm, është një emocion unik. Jam shumë i lumtur”.
Më pas Pep Guardiola komplimentoi Simone Inzaghin dhe Interin: ” Urime Interit, ata janë një ekip i madh. Ata janë ekipi i dytë më i fortë në Evropë, kjo nuk është gjë e vogël. Futbolli italian është gjithmonë futboll italian”.
“Liga Premier ? Ka gjithmonë një tendencë për të folur keq për atë që jemi, por unë shoh gjëra te Interi, Napoli ose Milani që janë klubet më të mira. Ata nuk e hedhin topin përpara dhe më pas mbyllu mbrapa. Është shumë e vështirë ta ndalosh atë”.
“Sezoni i ri? Për momentin, nuk kam energji për të menduar për të. Është e pamundur. Të gjithë kemi nevojë për pushim. Sezoni është shumë i gjatë. Është e vështirë të fitosh këtë trofe”.
“Shumica e këtyre djemve shkojnë me ekipet e tyre kombëtare për të luajtur një lojë, kështu që është tejet e vështirë, është një orar shumë i ngjeshur.
“UEFA-FIFA, mendoni pak. Hajde! Ata përfundojnë Ligën Premier, dy-tre javë më parë, pastaj pushimet dhe pastaj kthehen për shumë ndeshje?”.
“Këta djem do të kenë dy ose tre javë pushim dhe duhet të rifillojnë sezonin e ardhshëm”.
“Ne kërkojmë dhe duhet të ketë një orar të ri – është shumë”, ka shtuar më tej Guardiola.
Manchester City fitoi për herë të parë trofeun e Ligës së Kampioëve, ndërsa u bë vetëm skuadra e dytë angleze që kompleton tripletën, pas Manchester United që e kishte arritur në sezonin 1998/99. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend
"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?