LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku viziton fermerë në Suharekë, thotë se duhet të eliminohet burokracia për grante dhe të ketë sigurime bujqësore  

Abdixhiku viziton fermerë në Suharekë, thotë se duhet të eliminohet burokracia për grante dhe të ketë sigurime bujqësore  

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot një familje në Suharekë e cila merret me bujqësi.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se në planin e tyre kanë paraparë eliminim të burokracisë për grante, sigurime bujqësore për fermerë dhe dyfishim të mbështetjes financiare.


Lexoni të plotë postimin:

Fermerë të palodhshëm, punëtorë të zellshëm, që nën nxehtësinë e ditëve të verës e freskive të mëngjeseve të hershme, krijojnë ushqimin tonë të përditshëm në secilën tavolinë

Familja Shala, në Suharekë, është e tillë. I vizitova ata. Bisedova me ta. Pashë se si të nëntë anëtarët e familjes punojnë tokën në përditshmërinë e tyre. Nga kjo punë fisnike, e ndershme e me plot dashuri, ata mbajnë veten, edukojnë fëmijët, ndërtojnë vendin. Dhe në këtë fisnikëri të tyre, njeriu gjen dhe motivin politik. Atë që të shtynë të jesh me ta, në çdo hall e sfidë që kanë.

I kuptova nevojat që kanë. Të infrastrukturës, të ujitjes e të teknologjisë. Ndihmesa të vogla nga shteti që u japin shtytje të madhe përpara. Në planin tonë kemi paraparë:

Eliminim të burokracisë për grante;

Sigurime bujqësore për fermerë;

Dyfishim të mbështetjes financiare.

Për bujqit e palodhshëm që formojnë rrënjët dhe vet identitetin e shoqërisë sonë: ne ju shohim, ju falënderojmë dhe jemi me ju. Do të bëjmë rrugën përpara së bashku me ju, në mënyrë që çdo farë e mbjellë të sjellë shpresë e zhvillim për ju e gjithë vendin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori