LAJMI I FUNDIT:

Aguero zbulon mesazhin që ia dërgoi Messit kur mësoi se bashkëkombësi i tij po kalonte te Inter Miami

Aguero zbulon mesazhin që ia dërgoi Messit kur mësoi se bashkëkombësi i tij po kalonte te Inter Miami

Lionel Messi sezonin e ardhshëm do të luajë në Miami. Argjentinasi mori një ofertë të majme nga Arabia Saudite pas largimit nga Paris Saint-Germain.

Ai gjithashtu kishte oferta nga klube evropiane të paidentifikuara si dhe interesim të madh nga ish-skuadra e tij, Barcelona.


Por, në fund Messi vendosi që lëvizja e tij e radhës do të ishte të luante për skuadrën e Major League Soccer të David Beckham, Inter Miami.

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami
Lexo po ashtu Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Klubi amerikan nuk ka pasur shumë sukses që kur ata filluan të konkurrojnë në Major League Soccer në vitin 2020.

Heronët janë aktualisht në fund në Konferencën Lindore pasi kanë fituar vetëm pesë nga 16 ndeshjet e tyre të para.

Ata janë aktualisht pa trajner, me Phil Neville që ka humbur punën e tij vetëm disa ditë para se të zyrtarizohej transferimi i Messit.

Si e përdori Beckham strategjinë e Sir Alex Ferguson për transferimin e Messit
Lexo po ashtu Si e përdori Beckham strategjinë e Sir Alex Ferguson për transferimin e Messit

Miku më i mirë i Messit dhe ish-shoku i skuadrës Sergio Aguero ka qenë në kontakt me të që kur ai njoftoi lëvizjen e tij.

Aguero u shfaq në ESPN Argentina së fundmi ku zbuloi reagimin e Messit ndaj tij duke dërguar një pamje të tabelës së MLS.

Aguero zbuloi, për Daily Mail: “Unë fola me Messin dje, i dërgova një mesazh me një pamje të renditjes së Konferencës Lindore dhe i thashë: ‘Ekipi yt është prapa! Duhet të ngjiteni në vendin 8 ose 9!”.

Largimi i fituesve të Topit të Artë nga Evropa – në skenën e madhe ka mbetur vetëm edhe një
Lexo po ashtu Largimi i fituesve të Topit të Artë nga Evropa – në skenën e madhe ka mbetur vetëm edhe një

“Messi ma ktheu: ‘Ne duhet të kalojmë në play-off!’”.

Nëntë më të mirat në Konferencën Lindore kalojnë në play-off të fund-sezonit.

Inter Miami aktualisht është gjashtë pikë larg vendit të nëntë, Charlotte FC.

Më në fund zgjidhet debati për 'GOAT', tashmë ka një fitues të qartë
Lexo po ashtu Më në fund zgjidhet debati për 'GOAT', tashmë ka një fitues të qartë

Nuk do të ishte befasi të shihje ndryshimin e fatit të tyre pas ardhjes së Messit, i cili ende po luan në një nivel jashtëzakonisht të lartë.

Kur do të debutojë Lionel Messi në Inter Miami?

Inter Miami ka nevojë të dëshpëruar për një frymëzim dhe Messi pa dyshim do ta sigurojë këtë.

Argjentinasi, i cili mbush 36 vjeç në fund të këtij muaji, do të bëhet zyrtarisht një lojtar i Inter Miami më 5 korrik, kur të hapet afati i transferimeve të ligës.

Inter Miami dëshiron të ndërtojë ekipin rreth Messit, synon t’i transferojë pesë yje që kanë luajtur me të
Lexo po ashtu Inter Miami dëshiron të ndërtojë ekipin rreth Messit, synon t’i transferojë pesë yje që kanë luajtur me të

Ai mund të bëjë debutimin e tij kundër DC United të Ëayne Rooneyt vetëm disa ditë më vonë.

Futbollisti legjendar pritet të debutojë në shtëpi kundër Cruz Azul në Kupën e Ligës më 21 korrik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori