LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim avokatit në Prishtinë, ia mori 8 mijë euro klientit për t’i korruptuar gjyqtarët

Një muaj paraburgim avokatit në Prishtinë, ia mori 8 mijë euro klientit për t’i korruptuar gjyqtarët

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji avokatit H.J., i cili dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

I njëjti dyshohet se i kishte kërkuar dhe pranuar 8 mijë euro nga një palë në procedurë në Gjykatën e Gjilanit, që pastaj ato para t’i jepen gjyqtarëve në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës së mbrojtur nga i dyshuari.

Kërkohet paraburgim për avokatin në Prishtinë i cili kërkoi 8 mijë euro nga një palë në procedurë
Lexo po ashtu Kërkohet paraburgim për avokatin në Prishtinë i cili kërkoi 8 mijë euro nga një palë në procedurë

“Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.J për shkak të dyshimit të bazuar se në vazhdimësi ka kryer veprën penale Ushtrimi i ndikimi, nga neni 424 paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.


“Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj të pandehurit H.J gjykata i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/