LAJMI I FUNDIT:

Kurti mori pjesë në Konferencën “WinforVET”: Si Qeveri po ofrojmë mundësi për të gjithë të rinjtë tonë

Kurti mori pjesë në Konferencën “WinforVET”: Si Qeveri po ofrojmë mundësi për të gjithë të rinjtë tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në Konferencën WinforVET formula për përfshirjen sociale përmes promovimit të Edukimit, Punësimit dhe Barazisë gjinore, e organizuar nga partnerët implementues ‘’Roma Versitas Kosova’’ dhe Fondi për Arsimin e Romëve (REF) në kuadër të Projektit “Arsimi, Punësimi, Partneritetet dhe Barazia Gjinore: Një Formulë Fituese për Romët në AAP”, e cila është mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).

Në fjalën e tij hyrëse, Kurti e filloi duke i përgëzuar dhe shprehur falënderimet e tij për, Agjencinë Austriake për Zhvillim, RomaVersitas, Roma Education Fund si dhe studentët, punëtorët, ndërmarrësit, mentorët dhe tutorët, për rezultatet e arritura dhe për angazhimin tyre për të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.


Sipas kryeministrit, falë mbështetjes së ofruar është arritur që 150 studentë të kenë pasur mundësi që të vazhdojnë studimet e tyre, të cilët me zhvillimin e karrierës së tyre kontribuojnë më shumë për shoqërinë tonë.

“50 persona tjerë janë kualifikuar përmes aftësimit profesional, të cilët do të jenë në gjendje të përfshihen në tregun e punës dhe të fillojnë punën, si dhe 40 praktikantë me pagesë, kanë përjetuar për herë të parë se si është bota e punës, duke përfituar njohuri dhe kontakte të reja dhe duke u dëshmuar edhe bizneseve dhe organizatave ku ishin të angazhuar se të gjithë përfitojnë nga diversiteti në ekipe”, tha Kurti.

Me krijimin e Ekipit Ndërinstitucional për Promovimin e Punësimit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, si dhe pjesëmarrjen e RomaVersitas në këtë iniciativë të drejtuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit është arritur që 104 romë, ashkali dhe egjiptianë të përfitojnë nga trajnimi në Qendrat e Trajnimit Profesional, po ashtu janë ndarë bursa për 500 nxënës të shkollave të mesme dhe 100 për studentë në universitete publike.

Kryeministri Kurti, u shpreh se si Qeveri po ofrojmë mundësi për të gjithë të rinjtë tonë, dhe ata që kanë përfituar nga iniciativat e krijuara nga WinforVET, për të vazhduar rrugëtimin e tyre profesional.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kurti, theksoi se është mirënjohës për kontributin dhe angazhimin duke shpresuar për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit, dhe për realizimin e synimeve të përbashkëta.

Në këtë konferencë pjesëmarrës ishin Sandra Horina, Drejtore e Agjencisë Austriake për Zhvillim, Avni Mustafa, Drejtor Ekzekutiv i Roma Versitas Kosova, si dhe Redjepali Çupi, bashkëdrejtor i Roma Education Fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori