LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet lista e re me 10 lojtarët më të vlefshëm në tregun e transferimeve – Haaland rrëmben vendin e parë, Mbappe i dhjeti

Zbulohet lista e re me 10 lojtarët më të vlefshëm në tregun e transferimeve – Haaland rrëmben vendin e parë, Mbappe i dhjeti

Janë renditur 10 lojtarët me vlerat më të larta në tregun e transferimeve, me megayllin e Manchester Cityt, Erling Haaland, që del në krye të listës, ndërsa Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain renditet vetëm i dhjeti.

Haaland u largua nga Borussia Dortmund për te City verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë 60 milionë euro.


Që atëherë, ai ka vazhduar të ndriçojë futbollin anglez me 36 gola në 35 paraqitje në Ligën Premier. Në të gjitha garat, norvegjezi ka shënuar 52 gola në 52 ndeshje.

Njeriu që vlen një miliard euro – Haaland shet një fanellë çdo 12 sekonda, zëvendësoi Messin dhe Ronaldon
Lexo po ashtu Njeriu që vlen një miliard euro – Haaland shet një fanellë çdo 12 sekonda, zëvendësoi Messin dhe Ronaldon

Sipas Football Observatory CIES, Haaland është lojtari me vlerën më të lartë të transferimit, me çmimin e tij të vendosur në 245.1 milionë euro.

Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr u ​​rendit i dyti me 196.3 milionë euro, ndërsa ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, renditet i treti me një vlerë transferimi prej 195.8 milionë euro.

Jude Bellingham dhe Rodrygo Goes janë në radhë në pozitat katër dhe pesë me vlerë tregu 190.2 milionë euro dhe 184.5 milionë euro respektivisht.

Vlerat e tregut sipas CIES

Dyshja e Barcelonës, Pedri (178 milionë euro) dhe Gavi (174,1 milionë euro) u renditën në vendin e gjashtë dhe të shtatë.

Në vendin e tetë dhe të nëntë ishin Jamal Musiala (170.2 milionë euro) dhe Phil Foden (166.8 milionë euro), ndërsa befasia e vërtetë ishte fakti që Kylian Mbappe ishte vetëm i 10-ti, duke u vlerësuar me 163.2 milionë euro.

Megjithatë, fakti që kontrata e Mbappes me Paris Saint Germain është e vlefshme vetëm deri në vitin 2024, do të ketë luajtur një rol në vlerën e tij më të ulët të transferimit.

Nga pozita 16 deri 20

Në pozitat tjera nga 11-15 renditen emra yjesh si Federico Valverde, Gabriel Martinelli, Julian Alvarez, Edouardo Camavinga, Josko Gvardiol.

Nga pozita 16-20 zënë vend yje tjerë siRafael Leao, Eder Militao, Rodri, Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori