LAJMI I FUNDIT:

E konfirmoi largimin nga Juventus, gjashtë skuadra pas Di Marias

E konfirmoi largimin nga Juventus, gjashtë skuadra pas Di Marias

Angel Di Maria ka vendosur të largohet nga Juventusi pas vetëm një viti qëndrim në Allianz Stadium.

Sulmuesi argjentinas ka konfirmuar largimin nga Zonja e Vjetër nëpërmjet një letre të gjatë të publikuar në rrjetet sociale.

35-vjeçari zhvilloi 40 ndeshje zyrtare me fanellën bardhezi, derisa realizoi tetë gola dhe dhuroi shtatë asistime në të gjitha garat.


Reprezentuesi argjentinas në letrën e publikuar tha se largohet me shije të hidhur që nuk arriti të fitoj një trofe me Juventusin këtë edicion.

‘Largohem me shije të hidhur’ – Di Maria konfirmon mosvazhdimin e kontratës me Juventusin
Lexo po ashtu ‘Largohem me shije të hidhur’ – Di Maria konfirmon mosvazhdimin e kontratës me Juventusin

Por e ardhmja e tij vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe, nëse do të mbetet në Evropë apo do të vazhdoj karrierën në Lindjen e Mesme ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Barcelona, Benfica dhe Borussia Dortmund kanë shprehur interesim për ta mbajtur sulmuesin anësorë në Evropë.

Nuk kishte qetësi në dhomat e zhveshjes së Juventusit: Tre yje sulmuan Max Allegrin për taktikat ndaj Sevillas
Lexo po ashtu Nuk kishte qetësi në dhomat e zhveshjes së Juventusit: Tre yje sulmuan Max Allegrin për taktikat ndaj Sevillas

Ndërkohë në Arabinë Saudite, Di Maria ka një ofertë të majme nga Al-Ittihad për t’iu bashkuar Karim Benzemas në sulm.

Ish-anëtari i PSG e Real Madrid mund ta vazhdoj karrierën edhe në MLS, pasi New York Red Bull dhe La Galaxy janë gati ta transferojnë atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori