Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) ka publikuar një plan 17-vjeçar për uljen e nivelit të ndotjes.
Ndotja nga plastika mund zvogëlohet me 80 për qind deri në vitin 2040, sipas një raporti të UNEP-it, raporton Euronews, përcjell Telegrafi.
Ky objektiv ambicioz synon të arrihet me ndryshime kryesore të politikave dhe vendosjen e teknologjive ekzistuese në mënyrën se si prodhohet, përdoret dhe asgjësohet plastika.
Javën e kaluar, përfaqësues nga rreth 170 vende u mblodhën në Paris, për të negociuar traktatin e parë global në botë për të frenuar ndotjen nga plastika.
Ata ranë dakord të hartonin një draft të paktit ligjërisht të detyrueshëm përpara takimit të tyre të ardhshëm në nëntor.
Kjo mund të çojë në uljen e prodhimit, kufizimin e kimikateve për prodhimin e plastikës dhe përmirësimin e objekteve të riciklimit.
Pra, çfarë duhet të ndryshojmë në jetën tonë të përditshme për ta arritur qëllimin e UNEP-it?
Shtimi i dyqaneve ku ofrohet mbushja e pijeve nga kanaçet e vetë konsumatorëve dhe skemat përkatëse për riciklimin e plastikës
Në rrethanat aktuale, mbetjet plastike të prodhuara në nivel global pritet gati të trefishohen deri në vitin 2060.
Rreth gjysma e tyre do të përfundonte në natyrë dhe më pak se një pesta do të riciklohej, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Për të zvogëluar përmasat e problemit, raporti i UNEP-it sugjeron ‘eliminimin e plastikës problematike dhe të panevojshme’.
Promovimi i shisheve të ripërdorshme, shpërndarësve me shumicë, skemave të ‘kthimit të depozitave’ (ku konsumatorëve iu kthehen paratë nëse dorëzojnë paketimet plastike, të qelqit dhe kanaçeve) dhe ‘skemave të marrjes së paketimit’ (ku prodhuesit ose importuesit e produkteve të paketuara janë përgjegjës për grumbullimin, klasifikimin dhe riciklimin e mbetjeve të paketimit të krijuara nga produktet e tyre) mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të ndotjes plastike me 30 për qind, pretendon UNEP.
Programi inkurajon qeveritë që t’i bëjnë këto qasje më tërheqëse për bizneset. Kjo mund të rezultojë që qasja e dyqaneve ku ofrohet mbushja e pijeve me kanaçet e vetë konsumatorëve të bëhet më e zakonshme.
Shumë vende evropiane tashmë e implementojnë skemën e kthimit të depozitave, ku konsumatorët fitojnë para kur kthejnë sende të tilla si shishet plastike për riciklim.
Mbretëria e Bashkuar kohët e fundit njoftoi se do të prezantojë një program të tillë në vitin 2025.
Riciklimi mund të bëhet më i lehtë dhe më efektiv
UNEP thotë gjithashtu se riciklimi duhet të bëhet më i qëndrueshëm dhe fitimprurës.
Programi i OKB-së sugjeron heqjen e subvencioneve të karburanteve fosile dhe zbatimin e udhëzimeve të projektimit për t’i bërë produktet më të riciklueshme.
Kjo mund ta bëjë më të lehtë riciklimin e ambalazheve të përditshme plastike në shtëpi dhe të rezultojë në një reduktim prej 20 deri në 50 për qind të ndotjes plastike.
Akoma më mirë, ambalazhet plastike duhet të zëvendësohen me materiale alternative si letra.
Kjo mund të sjellë një rënie shtesë prej 17 për qind të ndotjes plastike.
A mund të kursejmë para nga reduktimi i mbetjeve plastike?
Kalimi në një ekonomi për reduktimin e mbetjeve plastike do të rezultonte në pothuajse 1.8 trilion euro kursime, duke marrë parasysh kostot dhe të ardhurat nga riciklimi, thotë UNEP.
Përfitimet kryesore për shëndetin, klimën, ndotjen e ajrit, ekosistemet detare dhe kostot që lidhen me paditë do të ishin edhe më të mëdha në më shumë se 3 trilionë euro, sipas programit.
Ndryshimi gjithashtu mund të krijojë 700,000 vende pune deri në vitin 2040, sipas UNEP.
Kostot e zbatimit të skemave të reja mund të vendosen mbi prodhuesit nëpërmjet taksave, duke ridrejtuar investimet e destinuara për prodhimin e plastikës dhe duke iu kërkuar atyre të financojnë mbledhjen, riciklimin dhe asgjësimin me përgjegjësi të plastikës.
Raporti i UNEP-it paralajmëron se një vonesë pesëvjeçare në veprime konkrete mund të çojë në një rritje prej 80 milionë tonësh metrikë të ndotjes plastike deri në vitin 2040.
Çfarë do të ndodhë me mbetjet plastike të mbetura?
Edhe nëse bëhen këto reduktime, ne do të mbetemi me 100 milionë ton mbetje plastike vjetore me një përdorim, sipas UNEP.
Raporti sugjeron vendosjen dhe zbatimin e standardeve të projektimit dhe sigurisë për asgjësimin e mbetjeve plastike të pa-riciklueshme. Prodhuesit duhet të jenë gjithashtu përgjegjës për produktet që derdhin mikroplastikë toksike, ndër rregulloret e tjera.
Megjithatë, disa aktivistë mjedisorë kanë kritikuar UNEP-in për promovimin e praktikës ndotëse të djegies së mbetjeve plastike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A