LAJMI I FUNDIT:

AUV: OBRM-PDUKM përhap panik, ushqimi është i sigurt për konsumim

AUV: OBRM-PDUKM përhap panik, ushqimi është i sigurt për konsumim

Perimet dhe frutat në vend janë të sigurta për t’u ngrënë dhe nuk ka prani të metaleve të rënda në to. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) thotë se kontrollet bëhen rregullisht si për produktet e importuara ashtu edhe për ato vendase. Në përgjigje të akuzave të OBRM-PDUKM-së opozitare se perimet me metale janë hedhur në treg, drejtori i Agjencisë Nikollçe Babovski thotë se janë duke u menduar të ngrenë kallëzim penal për përhapjen e lajmeve të rreme.

“Të gjitha këto rezultate për mbetjet e supozuara të metaleve apo praninë e metaleve të rënda janë të gjitha negative. Nuk e di se cili ka qenë qëllimi për të përhapur panik te qytetarët me rezultate negative. Duket se gjatë brifingut dikush e ka gënjyer dikë sepse po të shikoni do të shihni se dikush ka ngatërruar mikro dhe miligramë. Shembulli i fundit ka qenë fruta portokalli nga Egjipti që kanë dhënë rezultate pozitive për mbetje pesticidesh, ato nuk lejohen aspak të hynë në qarkullim në vend”, deklaroi Nikolçe Babovski, drejtor i AUV.

Cvetan Tripunoski i OBRM-PDUKM-së paralajmërimin e kallëzimit penal në rrjetet sociale e quajti mashtrim të opinionit.


“Ndërsa Babovski dhe të tjerët rreth tij duan ta mashtrojnë opinionin për praninë e zbuluar të mbetjeve të pesticideve në ushqimet me origjinë jo shtazore, është mirë që Babovski ta këshillojnë për gjetjet e analizave dhe mënyrën e paraqitjes së tyre. Kallëzimi penal flet vetëm për përpjekjen tuaj të dëshpëruar për të dalë nga ky mega skandal, por nuk do ja dilni!”, tha Cvetan Trupunoski, kryetar i Komisionit për Bujqësi nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Tripunoski ditë më parë akuzoi Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Ministrinë e Bujqësisë se me vetëdije kanë lëshuar në treg perime të cilat kanë pasur prani të metaleve të rënda si plumbi, arseniku dhe kadmiumi, të gjitha të dëmshme për shëndetin e njeriut./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori