LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Jemi gati për kundërofensivë

Zelensky: Jemi gati për kundërofensivë

Ukraina është gati të nisë një kundërofensivë të shumëpritur për të rimarrë territorin nën pushtimin rus, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë të publikuar sot.

“Ne besojmë fuqishëm se do të kemi sukses”, tha Zelensky për Wall Street Journal.

“Nuk e di sa kohë do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të shkojë në mënyra të ndryshme, krejtësisht ndryshe. Por ne do ta bëjmë dhe jemi gati”, shtoi presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.


Kreu i Wagner-it: Ushtria ruse u përpoq të hidhte në erë luftëtarët e mi
Lexo po ashtu Kreu i Wagner-it: Ushtria ruse u përpoq të hidhte në erë luftëtarët e mi

Kievi shpreson se kundërofensiva për të rifituar territorin, do të ndryshojë dinamikën e luftës që është ndezur që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj 15 muaj më parë.

Zelensky tha muajin e kaluar se Ukraina duhet të presë që të mbërrijnë më shumë automjete të blinduara perëndimore përpara se të nisë një kundërofensivë.

Ai ka bërë përpjekje diplomatike për të mbajtur mbështetjen perëndimore, duke kërkuar më shumë ndihmë ushtarake dhe armë, të cilat janë thelbësore për Ukrainën për të pasur sukses në planet e saj. Rusia mban pjesë të territorit ukrainas në lindje, jug dhe juglindje.

Çfarë dimë për sulmet brenda territorit të Rusisë?
Lexo po ashtu Çfarë dimë për sulmet brenda territorit të Rusisë?

Një periudhë e gjatë moti i thatë në disa pjesë të Ukrainës ka nxitur pritshmëritë se një kundërofensivë mund të jetë e pashmangshme. Gjatë javëve të fundit, Ukraina ka shtuar sulmet në depot ruse të municionit dhe rrugët logjistike.

Të shtunën, ushtria ukrainase njoftoi në një raport të përditshëm se Marynka në rajonin Donetsk në lindje ishte fokusi i luftimeve. Forcat ukrainase zmbrapsën të 14 sulmet nga forcat ruse atje, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori