LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora mahnit me linjat trupore në fotografitë e reja nga palestra

Rita Ora mahnit me linjat trupore në fotografitë e reja nga palestra

Rita Ora tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit teksa dha një pasqyrë të regjimit të saj të stërvitjes intensive ndërsa kalonte kohë në Sydney të shtunën.

Këngëtarja 32 vjeçe, hyri në Instagram për të hedhur një vështrim në jetën e saj shumë aktive, duke u treguar veten e saj përmes fotografive duke ngritur pesha dhe duke bërë ushtrime ‘pilates’.


Ajo ndau me ndjekësit një mori fotografish të saj duke punuar shumë në palestër me veshje aktive të pakta, si dhe një fotografi të saj duke u përgatitur për të dalë në skenë, shkruan DailyMail.

Në një fotografi tjetër, Rita tregoi barkun e saj me një palë sytjena të zezë dhe pantallona të shkurtra çiklizmi të markës “Nike”, të cilat i kombinoi me atlete të hirta.

Rita Ora uron muajin e krenarisë: Komuniteti LGBT+ më ka mësuar shumë gjatë këtyre viteve
Lexo po ashtu Rita Ora uron muajin e krenarisë: Komuniteti LGBT+ më ka mësuar shumë gjatë këtyre viteve

Ajo i kishte lënë flokët e saj të arta në valë të lirshme dhe tregoi muskujt e saj ndërsa ngrinte pesha të rënda.

Interpretuesja e hitit “You Only Love Me” i forcoi tiparet e saj mahnitëse në makijazh, teksa aplikoi një buzëkuq rozë me shkëlqim.

Për një pamje tjetër, Rita tregoi edhe një herë figurën e saj të lakmueshme të trupt, e veshur me një bralet blu të ndezur dhe dollakë të ngjashëm.

Ajo i futi flokët e saj të artë nën një kapele të koordinuar me ngjyra ndërsa u gjunjëzua mbi një tapet të jogës me printe tigri ndërsa bënte ushtrime ‘pilates’.

Rita punoi me pesha të vogla dhe një brez rezistence teksa tregoi forcën e saj në stërvitje.

Këngëtarja shqiptare përndryshe ndodhet në kontinentin australian për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”, ku për të tretin vit radhazi do të jetë anëtare e jurisë.

Edhe pse aktualisht po shijon pak kohë në Sydney, ajo nuk ka hequr dorë nga rutina intensive e palestrës.

Rita po kalon kohë në Australi me bashkëshortin e saj Taika Waititi, me të cilin u martua gjatë verës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori