LAJMI I FUNDIT:

Sipas rezultateve të mediave në Turqi, Erdogan do të jetë president edhe për një mandat

Sipas rezultateve të mediave në Turqi, Erdogan do të jetë president edhe për një mandat

Ndonëse nuk janë rezultate zyrtare, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan duket se do të jetë presidenti i Turqisë edhe për një mandat.

Kjo mund të thuhet së paku nga rezultatet e publikuara nga mediat në Turqi, sipas të cilave, Erdogan ka një përparësi në raport me kundërkandidatin e tij në zgjedhjet e balotazhit për president të Turqisë.

Rreth 99 për qind të votave të numëruara – këto janë rezultatet dhe të rejat e fundit nga balotazhi për president të Turqisë
Lexo po ashtu Rreth 99 për qind të votave të numëruara – këto janë rezultatet dhe të rejat e fundit nga balotazhi për president të Turqisë

Bëhet fjalë për rezultate të publikuara nga disa media në Turqi, si Anadolu Agency proqeveritare.


Por çfarë bie në sy është fakti se edhe agjencia e lajmeve ANKA që konsiderohet e afërt me opozitën tregon se Erdogan kryeson me 51.99 për qind në raport me kundërkandidatin e tij që ka 48.01 për qind.

Sidoqoftë, Këshilli i Lartë Zgjedhor zyrtar ende nuk i ka konfirmuar rezultatet.

Gjatë ditës së diel në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku qytetarët e këtij vendi – me votën e tyre – kanë vendosur se kush do ta drejtojë vendin në pesë vitet e ardhshme.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 14 maj dhe duke qenë se asnjë kandidat nuk fitoi më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët kryesorë, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe kandidati kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu, u desh të përballen sot në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në raundin e parë të zgjedhjeve Recep Tayyip Erdogan fitoi më shumë vota (49,52 për qind), i ndjekur nga Kemal Kiliçdaroglu që fitoi 44,88 për qind të votave.

Në vendin e tretë ishte Sinan Ogan me 5.17 për qind të votave dhe menjëherë pas zgjedhjeve, Erdogan mori mbështetjen e Sinan Oganit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori