LAJMI I FUNDIT:

Gjendje e qetë në veri, Policia vazhdon të qëndrojë pranë komunave

Gjendje e qetë në veri, Policia vazhdon të qëndrojë pranë komunave

Dy ditë pas tensioneve në veri, ku serbët lokalë tentuan të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e komunave, gjendja atje raportohet të jetë e qetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, konfirmoi për Telegrafin se policët po vazhdojnë të qëndrojnë në pikat ku kanë qëndruar më herët, pranë komunave.

“Situata është e qetë, policia po vazhdon të qëndrojë në pikat ku ka qenë më herët, pranë objekteve të komunave të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. Nuk raportohet për ndonjë incident”, bëri të ditur ai.


Të premten, serbët lokalë kanë tentuar të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar.

Policia e Kosovës e cila asistoi kryetarët u detyrua të shpërndajë serbët që ishin mbledhur, por që ata nuk kishin përfillur urdhërat e policëve dhe kishin vazhduar të gjuajnë me gurë në drejtim të tyre dhe të krijojnë barrikada në rrugë.

Si pasojë, pesë policë mbetën të lënduar si dhe u dëmtuan katër vetura zyrtare.

“Kërkesat e ligjshme të zyrtarëve policorë nuk janë përfillur, persona të caktuar brenda turmës në Zveqan kanë shfaqur dhunë, kanë hedhur mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare. Me qëllim të parandalimit të rrezikut të drejtpërdrejtë të shfaqur ndaj jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje ishin detyruar të reagojnë me mjetet e tyre të ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale”, kishte njoftuar Policia.

Pamje nga situata në veri kur gazetarët e policët sulmohen me gurë nga serbët lokalë
Lexo po ashtu Pamje nga situata në veri kur gazetarët e policët sulmohen me gurë nga serbët lokalë

Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Përmes reagimeve të tyre, ndërkombëtarët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përgëzuan Policinë e Kosovës për punën e bërë, duke ritheksuar se ligji dhe rendi duhet të dominojë në gjithë vendin.

Udhëheqësit shtetëror ftuan serbët të bashkëpunojnë më kryetarët e rinj shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori