LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian po dërgon 1.5 miliardë euro shtesë ndihmë për Ukrainën

Komisioni Evropian po dërgon 1.5 miliardë euro shtesë ndihmë për Ukrainën

Komisioni Evropian i ka premtuar Ukrainës ndihmë të re me vlerë 1.5 miliardë euro, njoftoi të martën Brukseli.

Ky është “raundi” i katërt i ndihmës për Ukrainën, me 18 miliardë euro të planifikuara përmes paketës së ndihmës mikrofinanciare, transmeton Telegrafi.


“Që nga fillimi i vitit, ne kemi paguar 7.5 miliardë në ndihmë mikrofinanciare. Ky financim ka mbuluar ndjeshëm nevojat urgjente financiare”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Borrell: BE ka dërguar më shumë se 220 mijë predha artilerie në Ukrainë deri më sot, plani është një milion
Lexo po ashtu Borrell: BE ka dërguar më shumë se 220 mijë predha artilerie në Ukrainë deri më sot, plani është një milion

Kjo do të mbulojë pagesën e pagave dhe pensioneve dhe, për shembull, mirëmbajtjen e spitaleve, shkollave dhe strehimoreve për të zhvendosurit.

Ndihma për Ukrainën kushtëzohet me forcimin e sundimit të ligjit dhe transparencë më të madhe në shpenzimin e parave.

Sipas këtyre kushteve, ndihma e radhës për Ukrainën do të paguhet në qershor. Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, Ukraina ka marrë rreth 70 miliardë euro ndihmë.

Kjo shifër përfshin ndihmën financiare, humanitare, ushtarake dhe buxhetore nga Bashkimi Evropian, vendet anëtare të BE-së dhe institucionet financiare evropiane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori