LAJMI I FUNDIT:

Megan Fox tërhoqi vëmendjen me një fustan me dekolte dhe nisi thashethemet për kirurgjinë estetike

Megan Fox tërhoqi vëmendjen me një fustan me dekolte dhe nisi thashethemet për kirurgjinë estetike
Getty Images

Megan Fox u shfaq në një festë të organizuar nga revista Sports Illustrated me një fustan me dekolte dhe filloi thashethemet për kirurgjinë estetike

Për këtë ceremoni ajo ka zgjedhur një fustan të zi, i cili në pjesën e sipërme është transparent, dhe kështu theksoi atributet e saj. Ajo e kompletoi pamjen me grim të thjeshtë dhe flokë të tharë. Pasuan komente të shumta në rrjetet sociale.


“Duket shumë më ndryshe se më parë. Ajo nuk kishte nevojë për operacion”, “Sa keq që tani duket si një yll”, “Çdo njeri ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me trupin e tij. Ajo është ende një nga femrat më tërheqëse në botë”, kanë thënë disa prej tyre, transmeton Telegrafi.

gettyimages

Aktorja theksoi se ishte një nder i madh për të që iu dha mundësia të pozonte për revistën e lartpërmendur.

“E parandjeva një gjë të tillë. Para disa javësh thashë se do të doja të isha në kopertinën e Sports Illustrated sepse nuk isha fotografuar kurrë më parë për këtë revistë. Më pas më thirrën dhe më pyetën nëse doja ta bëja një gjë të tillë”, tha ajo.

gettyimages

T’ju rikujtojmë, në një intervistë, Megan foli për dismorfinë trupore, një çrregullim që shkakton preokupim me një të metë të imagjinuar në pamjen fizike.

“Unë kam dismorfi trupore. Unë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin të tjerët. Nuk e kam dashur kurrë trupin tim. Jam në një rrugëtim të gjatë pafundësisht për të dashur veten”, ka thënë Megan. Ajo po ashtu ka thënë se gjithmonë ka qenë e shqetësuar për pamjen e saj, edhe kur ishte e vogël.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Dua rrogë më të lartë

Dua rrogë më të lartë

Femra
Ushqimi të cilin duhet ta hani në mënyrë që vagjina t’ju bëhet e ngushtë

Ushqimi të cilin duhet ta hani në mënyrë që vagjina t’ju bëhet e ngushtë

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori