LAJMI I FUNDIT:

Gazetari Kosovë Gjoci thotë se u pengua nga dy pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Kurti

Gazetari Kosovë Gjoci thotë se u pengua nga dy pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Kurti

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë ditës së djeshme është penguar nga dy pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti.

“Njani më shtyu dhe mi hodhi në tokë të gjitha pajisjet pa kurrfarë nevoje e arsye e tjetri në vend që ndoshta me kërkua falje, më kërcënoi ashiqare tu më thanë “këqyrem mirë në sy e mbajëm në mend””, ka shkruar Gjoci.


Ai bëri të ditur se e gjithë kjo ndodhi gjatë kohës kur gazetarët ishin duke pritur të merrnin një deklaratë nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak i cili ishte në takim me kryeministrin Albin Kurti.

“Ajo çfarë më bëri përshtypje, përveç sjelljes idioteske te këtyre dy pjesëtareve të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit, ishte fakti që edhe pse shumicën e kësaj situate z. Kurti e pa edhe e dëgjoi, thjesht e injoroi edhe ne atë moment edhe pasi doli me fol para neve”, shkruan Gjoci.

Tutje gazetari ka shtuar se gjatë 20 viteve karrierë në profesionin e gazetarisë asnjëherë më parë nuk kishte pasur probleme të tilla.

“Këtë vit kam hy në vitin e 20 të karrierës time si gazetar edhe në gjithë këto vjet pune në këtë zanat, detyra ime kryesore ka qenë me i përcjell krerët dhe institucionet kryesore të shtetit prej Rugovës e Bajram Rexhepit dhe të tjerëve pas tyre. Rrjedhimisht në gjithë këto vjet ka qenë mbrojtja e afërt e këtyre liderëve, njerëzit që i kemi takuar më së shpeshti në terren e në ngjarje të ndryshme, por asnjëherë deri më sot s’kam pasur probleme me ta”, ka shkruar Gjoci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori