LAJMI I FUNDIT:

Përndoqi për një vit të miturën, arrestohet 24-vjeçari në Elbasan

Përndoqi për një vit të miturën, arrestohet 24-vjeçari në Elbasan

Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi përndoqi për një vit, një 17-vjeçare.

Shtetasi, M.R, e përndiqte nëpër rrugë, të miturën, ndërsa puna për arrestimin e tij nisi pas kallëzimit të vajzës së mitur.


Njoftimi i policisë:

Përndoqi në rrugë, për 1 vit, një 17-vjeçare, pas kallëzimit të saj në Polici, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi shtetasit M. R., 24 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/