LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ndan një puthje me Georgina Rodriguez, ndërsa shijuan një darkë romantike në Arabinë Saudite

Ronaldo ndan një puthje me Georgina Rodriguez, ndërsa shijuan një darkë romantike në Arabinë Saudite
Foto: Instagram

Tashmë retë po krijohen mbi aventurën e Arabisë Saudite, por Cristiano Ronaldo sugjeroi se koha që ai kalon larg fushës është më e çmuar – teksa ndau një puthje me të dashurën Georgina Rodriguez gjatë një darke romantike në Arabinë Saudite.

Çifti dukeshin më të dashuruar se kurrë duke darkuar në një restorant luksoz me kokteje, pak pasi sulmuesi i Al Nassr-it, Ronaldo, shënoi në ndeshjen e vështirë të skuadrës së tij kundër Al Raed.


Goli ishte një nga katër të shënuar nga skuadra me bazë në Riyadh, ndërkohë që ata bënë trazira në Al-Awwal Park, me fitoren që i la ata vetëm tre pikë larg liderëve aktualë të Ligës Pro Saudite, Al Ittihad.

Me sa duket në humor për festë, futbollisti portugez, 38 vjeç – koha e shkurtër e të cilit në Arabinë Saudite është lënë në hije nga i njëjti zhgënjim që përcaktoi periudhën e tij të dytë në Manchester United – postoi foton me partneren në Instagram të dielën.

Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

Ronaldo dukej tipik elegant me një bluzë dhe një kapele bejsbolli të zezë Givenchy, ndërsa Georgina, 29 vjeçe, dukej mahnitëse me një fustan të zi, të cilin e kishte kompletuar me një gjerdan argjendi.

“Gëzuar për dashurinë”, ka shkruar ai.

Kjo vjen pas raportimeve që dyshja po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre.

Dyshja janë aktualisht në Arabinë Saudite, me Ronaldon që është transferuar te Al-Nassr pasi u largua nga Manchester United përpara Kupës së Botës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
Kalo në kategori