Janë rikthyer debatet në distancë mes ish-prokurorit Elez Blakaj dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Së fundmi Blakaj i është përgjigjur Haradinajt në lidhje me çështjen e atëhershme të listës së veteranëve.
Blakaj thotë se ish-kryeministri flet përsëri për ish-prokurorin, jo për çështje private por për çështje zyrtare të një procesi ende të hapur, duke iu referuar listës së veteranëve.
Ai thotë se disa gjëra që thotë Haradinaj nuk qëndrojnë.
“Prokurori ka kërkuar takim zyrtar, jo, kjo nuk qëndron! Prokurori ka komunikuar vetëm me shkresa sipas rregullave të Kodit të Procedurës Penale. Keni qenë JU që keni kërkuar takim me prokurorin, pasi që prokurori kishte takim vetëm me përfaqësuesit e zyrës për Çështje të Veteranëve të UÇK-së, e pastaj ai takim ka ndodhur aty për aty nën tension dhe me diktim “të bashkëpunimit” sipas kushteve tuaja”, ka shkruar Blakaj.
“Ndërsa si përgjigje, prokurori ju ka paralajmëruar se nëse nuk bashkëpunon, materialet do të konfiskohen! Të pranishëm aty kanë qenë edhe disa dëshmitarë!”, ka vijuar tutje Blakaj.
“Keni deklaruar se ia keni dhënë të gjitha materialet prokurorit. As kjo nuk qëndron! Po të ishte ashtu, pse prokurori i rastit i konfiskoj ato materiale përmes urdhëresës! Kjo ka ndodhur menjëherë pasi ju i keni kthyer përgjigjen me shkrim prokurorit me atë letrën e famshme, të cilën më vonë ju vet e keni bërë publike, jo unë!”, numëron Blakaj që sipas tij Haradinaj nuk po e thotë të vërtetën.
Blakaj thotë se sa ka qenë në detyrë asnjë e dhënë e veteranëve nuk ka dalë nga Prokuroria Speciale, por sipas tij listat kanë dalë nga makanizma tjerë që kanë qenë nënë kontroll nga Qeveria.
“E keni përmendur edhe çështjen e sigurisë nacionale duke e ndërlidhur me këto materiale! Si Kryeministër në atë kohë, duhet të siguroheshit që persona të pandërgjegjshëm brenda sistemit nuk do ti publikonin emrat dhe mbiemrat dhe të dhënat personale të mijëra aplikanteve për statusin e veteranit të UÇK-së, ndërsa për kohën sa kam qenë unë, asnjë informatë e vetme nuk ka dal nga PSRK-ja. Ju i keni pasur nën kontroll të gjithë mekanizmat në atë kohë, madje edhe AKI-n që ju ka raportuar çdo ditë…! Të vetmit emra dhe mbiemra të cilët prokurori i ka përmendur deri në atë fazë të procedurës kanë qenë tani të akuzuarit dhe kjo lehtësisht mund të dëshmohet; të gjitha të tjerat, duke filluar nga hartimi i emrave e deri tek publikimi i tyre, janë produkt dhe kordinim i personave që ju i njihni mirë, e që fatkeqësisht janë edhe nga sistemi i drejtësisë!”.
Blakaj thotë se kishte konfiskuar dokumente nga Zyra e Kryeministrit pa pasur nevojë për show mediatik.
“Të nderuar qytetarë, paramendoni çfarë paradoksi; përderisa unë si prokuror kam konfiskuar materiale në zyrën e Kryeministrit dhe pa pasur nevojë për spektakël dhe show mediatik, ndërsa shefi im, maksimumi çfarë ka mundur të bëjë ka qenë raportimi në zyrën e Kryeministrit, por edhe tek të tjerët sipas nevojës…!”
“Miq, nuk ndërtohet perspektivë e re me qasje të vjetër, e aq me tepër kur inati dhe hakmarrja vazhdojnë të jenë kryefjalë e punës sonë! Nëse dëshirojmë perspektivë më të mirë për vendin tonë, duhet të ndryshojmë për hir të gjenaratave të reja!”, ka deklaruar tutje Blakaj.
Por kreu i AAK-së thotë se është fakt se ka pasur debat me Blakajn, por jo në kohën sa ky i fundit e ka ushtruar punën e prokurorit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i KE-së: 10 për qind e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite