Përditësimit më i fundti “patch 1.32” arriti në Gran Turismo 7 dhe solli disa risi dhe ndryshime që do ta bëjnë lojën edhe më tërheqëse.
Pjesë e patch-it janë katër vetura të reja, risitë në World Cicruits, dy vendndodhje të reja të Scapes dhe më shumë.
Përveç pesë veturave të reja të shtuara në fund të muajit mars, tani atyre u bashkohet Jaguar XJ220 elegant i 1992 dhe Mercedes-AMG GT3 i fuqishëm, si dhe dy variante Dallara SF23 Super Formula për Honda dhe Toyota. XJ220 mund të blihet në seksionin Vetura Legjendare.
Përveç kësaj, lojtarët mund të konkurrojnë në ngjarje të reja në modalitetin legjendar World Circuits si Watkins Glen International, Circuit de Sainte-Croix, Fuji International Speedway dhe Hypercar Parade në Interlagos. Këto pista të reja do të sfidojnë edhe drejtuesit më të mirë dhe do të sjellin emocione shtesë në lojë.
Scapes, një modalitet që ofron mundësinë për të fotografuar vetura në vende të ndryshme, përfshin North Yorkshire dhe Miyazaki. Lojtarët tani mund të bëjnë fotografi të shkëlqyera të veturave të tyre në këto vende të bukura dhe t’i ndajnë ato.
Për koleksionistët, ka libra të rinj të menusë (Super Formula) dhe menu shtesë (Shelby dhe Alpine) për t’u zhbllokuar, dhe bisedat e projektuesve të veturave dhe personazheve janë shtuar në GT Cafe, kështu që lojtarët mund të mësojnë më shumë për veturat dhe personazhet e tyre të preferuar në videolojë.
Brand Central është përditësuar gjithashtu me risitë muzeale për seksionet Super Formula dhe Brembo, duke ofruar përmbajtje edukative mbi historinë dhe zhvillimin e këtyre markave ikonike.
Përditësimi rregulloi problemet me timonin, rregulloi tingullin e motorit Audi RS5 Turbo DTM dhe përditësoi pajisjet në Fuji International Speedway. Një funksion i nisjes automatike është shtuar në garat në Lobi, si dhe një buton Cilësimet në Menunë e Shpejtë gjatë kualifikimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Pse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak