LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Rita Orës tregon se ka qenë shoqe fëmijërie me tezen e Dua Lipës

Nëna e Rita Orës tregon se ka qenë shoqe fëmijërie me tezen e Dua Lipës

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, nuk ruajnë raporte shumë të mira me njëra-tjetrën.

Ato nuk ndiqen në rrjetet sociale, por pavarësisht kësaj familjarët e tyre ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.


Madje thuajse të gjithë media ndërkombëtare kishin reaguar kur u publikua fotografia e dy gjyshërve të tyre, Besim Sahatçiu dhe Seit Lipa, duke pirë së bashku në qytetin e tyre të prejardhjes, në Pejë.

Gjyshi i Dua Lipës, Seit Lipa dhe gjyshi i Rita Orës, Besim Sahatçiu, në një fotografi të rrallë në vendlindjen e tyre – Pejë (Foto: Dukagjin Lipa/Instagram)

Por mesa duket kjo nuk është e vetmja njohje që ekziston mes dy familjeve të dy këngëtareve shqiptaro-britanike.

'The Sun' shkruan se si Dua Lipa e ka kopjuar gjithnjë Rita Orën dhe ka ndjekur hapat e saj: Nga karriera, veshjet e deri te i dashuri
Lexo po ashtu 'The Sun' shkruan se si Dua Lipa e ka kopjuar gjithnjë Rita Orën dhe ka ndjekur hapat e saj: Nga karriera, veshjet e deri te i dashuri

Kjo pasi edhe nëna e Ritës, duket se e ka pasur shoqe të fëmijërisë tezen e Duas, Alda Rexha – Durakun.

Dua Lipa dhe tezaj e saj, Alda (Foto: Alda Duraku/Instagram)

Ka qenë psikiatrja Vera Sahatçiu – Ora ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi në InsatStory, ku shihet teksa bashkë me burrin e saj kanë takuar rastësisht tezen e Duas dhe burrin e saj.

“Botë e vogël, rastësisht takoj shoqen e fëmijërisë nga Ulpiana, Prishtinë – Kosovë”, ka shkruar nëna e Rita Orës në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Prindërit e Rita Orës me tezen e Dua Lipës (Foto: Vera Ora/InstStory)

Ndërkohë muaj më parë motra e Ritës, Elena Ora, kishte marrë gjithashtu vëmendjen kur publikoi në rrjetet sociale një fotografi me Dua Lipën.

Elena  Ora dhe Dua Lipa (Foto: Elena Ora/InstaStory)

Pavarësisht gjithë këtyre njohjeve ndër familjare, Rita dhe Dua ende nuk kanë publikuar ndonjë fotografi të përbashkët si kolege. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Kalo në kategori