LAJMI I FUNDIT:

PDK: Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm në detyrë Kryeinspektorin e Punës

PDK: Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm në detyrë Kryeinspektorin e Punës

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda në një partie konferencë për media tha se emërimi i Kryeinspektorit të Punës, Hekuran Nikçi është në bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Gruda në një paraqitje para gazetarëve ka thënë se “kemi të bëjmë me një shkelje flagrante dhe të hapur të ligjit dhe vendimeve të gjykatave të Kosovës nga ana e Qeverisë Kurti”.

“Vitin e kaluar, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës, ka emëruar kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi. Ky emërim është bërë në kundërshtim më ligjin në fuqi për Zyrtarët Publik, pasi për këtë pozitë nuk ka pasur fare konkurs publik”, ka thënë ai.


Se kryeinspektori i Inspektoratit të Punës është emëruar në mënyrë të paligjshme, Gruda tha se këtë e kishte konstatuar edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, (KPMSHC) përmes raportit të Monitorimit të Jashtëzakonshëm në Ministrinë e Financave.

“Përkundër këtij vendimi të Këshillit, Qeveria ka vazhduar të mos e largoj nga detyra Kryeinspektorin Nikçi, duke ju drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë. Edhe në Gjykatën Themelore, Qeveria e ka humbur rastin, pasi gjykata ka refuzuar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të KPMSHC-së.

Duke mos u bindur bindur, ata janë ankuar në Gjykatën e Apelit. Por, edhe kjo gjykatë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tyre duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë”, u shpreh Gruda.

Sipas tij, një person është emëruar dhe mbahet në detyrë në mënyrë të paligjshme në një organ që supozohet të mbrojë të drejtat e punëtorëve.

“… Askund nuk ka ndodhur që Qeveria e një vendi ta bëjë zakon shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve gjyqësore të vendit, siç po e bën Qeveria Kurti. Partia Demokratike e denoncon këtë si një rast të paprecedent të shkeljes së qëllimshme të ligjit dhe vendimet të gjykatave, dhe fton prokurorinë e shteti të që të marr të gjitha veprimet e nevojshme ndaj personave që nuk i kanë zbatuar vendimet e gjykatave”, ka përfunduar Gruda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori