Java ishte e mbushur me shumë ngjarje të rëndësishme por edhe e ftohtë, ku nga e marta pati edhe reshje të borës, gjë që ishte e papritur pas një dimri të butë që ka mbizotëruar këtë vit.
Për këtë javë Telegrafi.com ka përzgjedhur disa fotografi të cilat ngërthejnë në vete vetëm tri tematika: protestën e madhe që u mbajt në Prishtinë “Liria ka Emër”, projekti “Rrugët për Fëmijë” pranë shkollës ‘Elena Gjika’, në Prishtinë si dhe reshjet e mëdha të borës në vend.
Në dy fotografitë e para të shkrepura nga mjeshtri i fotografisë, fotoreporteri, Ridvan Slivova paraqiten qindra qytetarë të cilët morën pjesë në “Marshin për Drejtësi”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Të dielën u mbajt protesta “Marshi për Drejtësi”, ku morën pjesë qytetarë të shumtë, madje edhe jashtë kufijve në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre që po përballen me një proces gjyqësorë në Hagë.
Një ngjarje shumë e rëndësishme këtë javë ishte dhe projekti “Rrugët për fëmijë”, afër shkollës “Elena Gjika”, në Prishtinë.
Kjo është rruga e parë për fëmijë në kryeqytet. Rruga në kuadër të projektit të Komunës së Prishtinës është përuruar më 31 mars 2023, dhe mund të shfrytëzohet për fëmijët dhe këmbësorët e rastit.
Po ashtu, si tematikë të tretë kemi zgjedhur të ju pasqyrojmë përmes fotografive reshjet e mëdha të borës në muajin prill, e cila mbuloi pothuajse gjithë territorin e vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë