LAJMI I FUNDIT:

Pioli beson në fitore ndaj Napolit: Ky sezon ende mund të konsiderohet pozitiv

Pioli beson në fitore ndaj Napolit: Ky sezon ende mund të konsiderohet pozitiv

Napoli do të jetë nikoqir i Milanit në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit italian, Serie A.

Rossonerët duan këndelljen pas tre ndeshjeve pa fitore, ku kanë pësuar dy disfata dhe kanë barazuar në një tjetër duel.


Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se para vetës kanë dy muaj vendimtar, derisa në ndeshjen e parë ndaj Napolit nuk e kanë merituar humbjen.

“Kemi kaluar tashmë pushimin e fundit dhe tani na presin dy muaj vendimtarë. Napoli ka pasur këtë sezon më shumë vazhdimësi rezultatesh sa ne, nuk e meritonim humbjen ndaj tyre në ndeshjen e parë”.

“Nëse luajmë për Milanin, mund të bëjmë mirë edhe në Napoli. Në ndeshjen që na pret në Ligën e Kampionëve, do të jetë një histori tjetër”, tha Pioli.

Tutje Pioli ka thënë se ky sezon ende mund të konsiderohet pozitivë dhe krejt varet nga ajo se si paraqiten në ndeshjet vendimtare futbollistët e tij.

“Nesër Leao do të zërë të njëjtën hapësirë në fushë si gjithmonë. Ai mund të shkojë ku të dojë, për sa kohë që nuk përfundon pas topit. Të gjithë janë përmirësuar dhe janë rritur midis përvojave pozitive dhe negative. Skuadra mund të tregohet e fortë edhe pa Zlatan Ibrahimovic”.

“Një vit më parë askush nuk besonte te ne, tani shumë pak besojnë te Milani. Gjithçka varet nga ne, ky sezon mund të jetë ende shumë pozitiv. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë tani jo ajo që bëmë sezonin e kaluar”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori