LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner kërkon mirëkuptimin e fansave përmes një postimi emocional: Edhe unë jam qenie njerëzore

Kylie Jenner kërkon mirëkuptimin e fansave përmes një postimi emocional: Edhe unë jam qenie njerëzore

Kylie Jenner u ka kujtuar fansave se ajo është ‘një qenie njerëzore’ në një postim të ri të sinqertë në rrjetet sociale.

Kylie , 25 vjeçe, ngarkoi një video të re në TikTok dhe pranoi se nganjëherë largohet nga mediat sociale sepse bëhen të tepërta për të.


Klipi prej katër minutash e gjysmë paraqet Kylien e ulur në dysheme në një dhomë të saj të zhveshjes, shkruan The Sun.

Foto: Kylie Jenner/TikTok

Ylli televiziv shihet me veshje sportive ngjyrë gri teksa u shpjegoi veten 52.5 milionë ndjekësve të saj në TikTok.

“Nuk kam shumë kohë, por doja të vija këtu sepse nuk isha këtu për një kohë, më mungoni. Çdo muaj ose çdo dy muaj unë thjeshtë i fshij aplikacionet e mia të mediave sociale”, pranoi ajo.

“Unë jam ende një qenie njerëzore që kam një përvojë njerëzore dhe, për shembull, ndonjëherë mund të jetë shumë, por unë ju dua dhe më mungoni”, shtoi ajo.

Foto: Kylie Jenner/TikTok

Nuk është e sigurt se çfarë saktësisht i referohej Kylie, por disa spekuluan se mund të ishte ndarja e saj me Travis Scott, ose drama e fundit me Selena Gomez dhe Hailey Bieber.

Kylie më pas vazhdoi të promovonte dy produkte të reja nga produktet e saj të grimit, teksa i aplikoi në fytyrën e saj dhe zbuloi pse i donte aq shumë.

Megjithatë, shumë prej fansave të saj u interesuan më shumë për komentet e saj për jetën në krahasim me grimin e saj.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Sidoqoftë, përdorues të tjerë të TikTok komentuat Kylien për komentet e saj rreth fshirjes së mediave sociale për muaj të tërë, sepse ajo në fakt ka qenë aktive në platforma të ndryshme gjatë gjithë kohës.

Ndjekësit ishin të shpejtë për të vënë në dukje se ndërsa ylli i Kardashians pretendonte se ishte larguar nga rrjetet sociale dhe kishte bërë një pushim, ajo ndau një video që detajonte rutinën e saj të mëngjesit vetëm tre ditë më parë.

@kyliejenner @kyliecosmetics ♬ Aesthetic – DJ Aurier

Ajo ndau një tjetër postim në TikTok më 16 mars. Kylie ka qenë gjithashtu aktive në Instagram, duke ndarë postime në ditët dhe javët e fundit.

Kritikët ishin të shpejtë për të vënë në dukje postimet e saj të fundit në mediat sociale në komente, duke e akuzuar atë se kishte thënë një “gënjeshtër”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori