LAJMI I FUNDIT:

Mariza Ikonomi sqaron të vërtetën e fotove me Luizin që u rikthyen në vëmendje pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania

Mariza Ikonomi sqaron të vërtetën e fotove me Luizin që u rikthyen në vëmendje pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania

Me hyrjen e këngëtarit Luiz Ejlli në Big Brother VIP Albania dhe bujën që po vazhdon ta bëjë u rikthye në vëmendje edhe e kaluara e tij.

Persona nga rrethi shoqëror dhe kolegë të tij janë pyetur dhe kanë folur për njohjen dhe raportet që kanë me të.


Edhe disa foto ku Luizi shihej përkrah këngëtares së njohur, Mariza Ikonomi morën vëmendje të madhe pasi dyshja u panë të afërt.

Foto: Mariza Ikonomi/Instagram

Madje për ta u raportuar se kishin edhe një lidhje dashuri në kohën kur ishin realizuar imazhet, por këtë së fundmi e ka sqaruar Mariza.

Artistja ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora, e cila u shpreh se fotot janë shkrepur në prapaskenat e Festivalit të RTSh-së.

“Fotoja e vetme që mund të kem me Luizin mund të ketë qenë në festivalin e RTSh-së, ishte një moment që sa kishte mbaruar festivalin dhe siç po bëja foto me artistët e tjerë edhe një me Luizin dhe siç është Luizi një njeri shumë karizmatik që bën humor dhe ashtu është bërë ajo foto”, tha Mariza.

Foto: Arkiv

Sa i përket thashetheme për një lidhje me shkodranin, ajo ka mohuar këta zëra dhe tha se madje nuk ishte në dijeni të kësaj.

“Jo nuk është e vërtetë, në fakt nuk ia kisha idenë për këto thashetheme”, u shpreh këngëtarja.

Tutje, Mariza e ka përshkruar Luizin si një person karizmatik dhe të guximshëm i cili iu bën ballë situatave.

“Luizi është një njeri me humor, karizmatik dhe një njeri që i bën ballë situatave, është i guximshëm dhe çdo gjë i vjen shumë spontanisht dhe në Big Borother sado ai mund të ketë një strategji asnjëherë nuk mund të jetë 100 përqind jo vetvetja”, tha Ikonomi.

Ndryshe, Luizi konsiderohet si një prej konkurrentëve më të fortë të formatit dhe ndër kryesorit për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Kalo në kategori