LAJMI I FUNDIT:

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin
Foto Radio1

Një tentim grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Me këtë rast grabitësi është goditur nga pronari i argjendarisë dhe të njëjtin Policia e ka dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Telegrafin, se pronari i argjendarisë në mbrojtje të pronës së tij është ballafaquar me grabitësin.

“Rreth orës 18:20 jemi njoftuar se në qendër të qytetit një person ka tentuar të grabit një argjendari. I dyshuari është goditur me një mjet nga pronari apo viktima në këtë rast. I dyshuari është në emergjencë të spitalit dhe është duke u trajtuar”, ka thënë Gashi.


Telegrafi ka siguruar foto nga argjendaria në Çarshinë e gjatë në Pejë, që ishte cak i grabitësit. Në foto shihet xhami i thyer i argjendarisë, brenda të cilës në përleshjen ndërmjet me pronarin e argjendarisë, grabitësi e ka pësuar keq nga goditja me mjet të fort, duke përfunduar në spital. /Telegrafi/

Argjendaria “EUROGOLD” në Çarshinë e gjatë në Pejë, që ishte cak i grabitësit