‘Ronaldo mori atë që deshi, por ai mbetet një legjendë e Unitedit’ – Rooney i vendosur në qëndrimin e tij
Wayne Rooney ka pranuar se Cristiano Ronaldo mori atë që deshi duke e detyruar Manchester Unitedin ta lejonte largimin e tij, megjithatë ka pohuar se superylli portugez mbetet një legjendë e klubit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ndërpreu rikthimin e tij te Djajtë e Kuq në nëntor të vitit të kaluar, pas kritikave drejtuar disa figurave të rëndësishme të Unitedit.
Si pasojë, klubi anglez ia ndërpreu kontratën dhe 38-vjeçari e vazhdoi karrierën në Arabinë Saudite te Al Nassr, ku përfiton shuma marramendëse parash.
“Mendoj se e mori atë që deshi. Për Manchester Unitedin ishte shumë e rëndësishme që të dilte sa më shpejt nga ajo situatë dhe fokusohej te grupi i lojtarëve që ishin aty dhe donin të qëndronin aty. Dhe mendoj se kjo është pika, ku (Erik) ten Hag ka bërë punë shumë të mirë në rifokusimin e lojtarëve dhe vendosjen e tyre në një pozitë ku janë, padyshim, të qetë në top katërshe dhe gjithashtu duke fituar Kupën (Carabao)”, ka deklaruar Rooney për CNN.
Ka pasur sugjerime se Ronaldo e ka njollosur imazhin e tij në sytë e tifozëve të Unitedit me veprimet e çuditshme gjatë periudhës së dytë në Angli, por ish-sulmuesi anglez këmbëngul se bashkëlojtari i tij i dikurshëm mbetet një ikonë në Mançester.
“Jo, mendoj se ajo që ai ka bërë për Manchester Unitedin është e mrekullueshme. Dhe ai ka fituar tituj të Ligës Premier, e ka fituar Ligën e Kampionëve, ka shënuar shumë gola. Kështu që unë mendoj se sigurisht për tifozët dhe sigurisht për lojtarët, ish-shokët e tij të skuadrës që kanë luajtur me të, sidomos nga koha ime, nuk do ta harrojmë kurrë atë që ai bëri për Manchester Unitedin. Sepse në sytë e mi, ai do të jetë gjithmonë një legjendë e klubit dhe është turp se si përfundoi kësaj radhe. Por, nuk mendoj se kjo heq diçka nga trashëgimia e tij në klub”, ka shtuar Rooney.
Ronaldo shënoi 118 gola në qëndrimin e parë te Man United duke fituar – mes tjerash – tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve. Ndërsa në qëndrimin e dytë, e gjeti rrjetën 27 herë në 54 ndeshje, prej se u kthye në Old Trafford nga Juventusi në vitin 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët – ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: “Ai as që flet me të, nuk është e drejtë”
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit
Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub
Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit
David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'