Mjaft i dëshpëruar u shfaq përzgjedhës i Shqipërisë, Sylvinho në intervistën pas humbjes minimale në Poloni.
Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë që bënë futbollistët në fushë, teksa pranoi se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë në këtë takim.
Pamë një Shqipëri me dëshirë, që nuk nguroi të sulmojë kundërshtarin. A mund ta quajmë një humbje të hidhur këtë në Varshavë?
Po. Një humbje shumë e vështirë. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi Polonia ka luajtur edhe në Botëror. Megjithatë skuadra ka bërë gjithçka mirë, duke kuptuar gjithçka që duhej të bënte dhe shkuam deri në fund, duke luajtur shanset tona për të shënuar. Luajtëm me shpirt e me zemër. Fola me djemtë në pushim të ndeshjes dhe u kërkova të mbrohemi mirë e të luajmë fort. Donim pikë dhe pse jo të fitonim. Nuk e humbëm toruan dhe mendoj që në aspektin taktik e organizatov, ishim siç duhet në fushë. Barazimi do të ishte më i drejtë, por kështu është futbolli.
A ka ende vend për përmirësim te kjo Shqipëri? Nëse po, ku?
Zemra dhe shpirti që unë kërkoj, është ky. Në sensin organizativ, reaguam shumë mirë, por kemi shumë vend për t’u përmirësuar, pasi duam të luajmë me topin dhe të kontrollojmë lojën. Kemi për të korrigjuar diçka edhe në mbrojtje, por do t’i analizojmë të gjithë momentet e ndeshjes, për të parë se ku mund të përmirësohemi.
Keni rikuperuar mirë, por edhe e keni humbur shpejt topin?
Polonia është një skuadër që luan shumë me topa të gjatë dhe bëhet pak më e vështirë për t’u bërë presing atyre. Duhet ta korrigjojmë këtë aspekt. Luajtëm me Gjasulën para mbrojtjes, vetëm për të fituar duelet ajrore. Kishim përballë një skuadër shumë të fortë, por duhet të punojmë ende shumë, që të rritemi sa më shumë në presing.
A duhej të rrezikonim pak më shpejt për të gjetur golin e barazimit?
Nëse do të rrezikonim më shpejt, mund të ishim ndëshkuar me golin e dytë dhe mbyllej ndeshja. Këtu lojtarët u treguan të zgjuar, duke ruajtur ekuilibrat. Zëvendësimet ishin pak për të përfituar në 10-15 minutat e fundit. Ndoshta mund të kishim rrezikuar më shumë, por do të ishte rrisk edhe për të pësuar gol. /SS/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë