LAJMI I FUNDIT:

“Gati për t’u vendosur në vijën e frontit”: Trupat ukrainase përfundojnë stërvitjen me tanket britanike Challenger

“Gati për t’u vendosur në vijën e frontit”: Trupat ukrainase përfundojnë stërvitjen me tanket britanike Challenger

Qeveria britanike ka bërë të ditur se ekuipazhet ukrainase që janë trajnuar për të përdorur tanket Challenger 2 tani janë gati për t’u vendosur në vijën e frontit.

“Ekuipazhet e tankeve ukrainase kanë përfunduar trajnimin për tanket Challenger 2 në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë kthyer në shtëpi për të vazhduar luftën e tyre kundër pushtimit të paligjshëm dhe të paprovokuar të Rusisë”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, përcjell Telegrafi.


Komandanti ukrainas publikon pamje të njësive të helikopterëve në aksione luftarake kundër rusëve
Lexo po ashtu Komandanti ukrainas publikon pamje të njësive të helikopterëve në aksione luftarake kundër rusëve

Ekuipazhet mësuan se si të komandonin, drejtonin dhe “identifikonin në mënyrë efektive objektivat”, citohet të jetë thënë më tej nga ministria e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas Sekretarit të Mbrojtjes, Ben Wallace, “është vërtet frymëzuese të dëshmosh vendosmërinë e ushtarëve ukrainas që kanë përfunduar stërvitjen e tyre mbi tanket britanike Challenger 2 në tokën britanike”.

“Ata kthehen në atdheun e tyre më të pajisur, por jo me më pak rrezik. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tyre dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, shtoi ai.

Ministria e Mbrojtjes ka postuar një video në Twitter në lidhje me ushtarët ukrainas që mësojnë të drejtojnë tanket Challenger. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori