LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet vizita e Mbretit Charles III në Francë pas protestave të dhunshme

Shtyhet vizita e Mbretit Charles III në Francë pas protestave të dhunshme

Vizita shtetërore e mbretit Charles III në Francë është shtyrë, derisa në vend po protestohet masivisht për reformat e pensioneve.

Pallati Elysee i Francës tha se vendimi u mor për shkak të protestave të ditës 10-të, të planifikuara të martën, transmeton Telegrafi.


Udhëtimi në Paris dhe Bordo do të fillonte të dielën, por në të dyja qytetet u panë protestat më të dhunshme të enjten që nga fillimi i tyre në janar.

Vazhdojnë protestat kundër rritjes së moshës së pensionit në Francë, digjet bashkia e qytetit të Bordosë
Lexo po ashtu Vazhdojnë protestat kundër rritjes së moshës së pensionit në Francë, digjet bashkia e qytetit të Bordosë

Zyrtarët kishin këmbëngulur më parë se nuk kishte kërcënime për ta zhvilluar udhëtimin.

Mirëpo të enjten bashkisë së qytetit të Bordosë iu vu zjarri.

Në kryeqytet, u hodh gaz lotsjellës dhe Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se 903 zjarre u ndezën, në një qytet ku mbeturinat nuk janë mbledhur që nga data 6 mars.

“Ky vendim u mor nga qeveritë franceze dhe britanike dhe pas një telefonate mes presidentit francez dhe mbretit këtë mëngjes”, tha pallati Elysee.

Njerëzit po protestojnë në Francë kundër legjislacionit të rritjes së moshës së pensionit në dy vjet, pra 64. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori