LAJMI I FUNDIT:

Kievi paralajmëron kundërofensivë në Bakhmut: Do të ndodhë shumë shpejt

Kievi paralajmëron kundërofensivë në Bakhmut: Do të ndodhë shumë shpejt

Kievi po planifikon të nisë shumë shpejt një kundërofensivë në Bakhmut në kushtet kur siç tha të enjten komandanti i lartë i forcave tokësore të Ukrainës, përpjekja e Rusisë për të kapur qytetin ka ngecur.

Gjeneral kolonel Oleksandr Syrskyi shkruante në faqen e mediave sociale ‘Telegram’, se mercenarët rusë të grupit ‘Wagner”, shpesh të dënuar, të rekrutuar nga burgjet, në përpjekjen për të marrë kontrollin e Bakhmutit po humbasin fuqinë që kishin fillimisht. Pasi shqyrtoi dhe mundësinë e një tërheqjeje nga qyteti në lindje të vendit, ushtria e Ukrainës vendosi t’i mbajë trupat në Bakhmut, duke dërguar edhe përforcime.

Gazeta amerikane Bloomberg: Mercenarët e Wagnerit po tërhiqen nga Ukraina
Lexo po ashtu Gazeta amerikane Bloomberg: Mercenarët e Wagnerit po tërhiqen nga Ukraina

“Shumë shpejt ne do të përfitojmë nga kjo mundësi, siç bëmë në të kaluarën pranë Kievit, Kharkivit, Balakliyatit dhe Kupianskut”, tha ai, duke përmendur qytetet që Ukraina ka mbrojtur ose ia ka dalë t’i nxjerrë nga kontrolli rus, raporton zeriamerikes.


Zoti Syrskyi ishte një nga komandantët ushtarakë kryesorë pas strategjisë së Ukrainës në javët e para të luftës, falë së cilës u zmbraps sulmi i Rusisë ndaj kryeqytetit të vendit, Kievit, apo që zmbrapsi forcat ruse deri në gjysmën e dytë të 2022.

Të mërkurën, ministria britanike e Mbrojtjes tha se forcat ukrainase kishin nisur një kundërsulm lokal në perëndim të Bakhmutit, i cili ka të ngjarë të lehtësojë trysninë ndaj korridoreve kryesore që përdoren për furnizimin e forcave të Kievit që ndodhen brenda qytetit.

‘Putini po përdor sozi, po mashtron njerëzit e tij’ - pas fotografive, tani edhe një video është bërë virale në mediat sociale në Rusi
Lexo po ashtu ‘Putini po përdor sozi, po mashtron njerëzit e tij’ - pas fotografive, tani edhe një video është bërë virale në mediat sociale në Rusi

Ministria e Mbrojtjes tha se ekziston ende mundësia që forcat ukrainase në Bakhmut të rrethohen, sikurse edhe një mundësi reale, që sulmi rus ndaj qytetit, të humbasë vrullin e limituar që kishte arritur të siguronte.

Në muajt e fundit asnjë nga palët nuk ka qenë në gjendje të marrë kontrollin e një territori të ri, me peshë, në lindje të Ukrainës, ndërsa të dyja palët kanë pësuar një numër të madh viktimash.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Amerika
Kalo në kategori