Modus Events & Entertainment së bashku me ndërmarrësen e njohur Agnesa Vuthaj organizojnë panairin më të madh të dasmave dhe ngjarjeve festive në Kosovë, “Festo Wedding Expo”.
Panairi do të mbahet në sallën Golden Premium në Prishtinë, në datat 7 dhe 8 Prill 2023, duke filluar nga ora 10:00 deri në 20:00.
Në edicionin e parë të këtij panairit, i cili është më ndryshe se të gjitha panairet e mbajtur në Kosovë, do të prezantohen rreth 50 kompani të ndryshme si dizenjator, dekore, pastiçeri, lulishte, estetikë, salla te dasmave, hotele, restaurante, argjendari, kompani turistike, fotografi, me ofertat e tyre më të reja, modele nga trendet e fundit e modës dhe inovacionit më të ri nga kjo industri. Bizneset pjesëmarrëse do të kenë mundësinë të krijojnë biznese dhe bashkëpunime të reja me njëra-tjetrën aty për aty. Ndërsa, vizitorët mund të informohen dhe të organizojnë festën e tyre të rradhës ne nje vend.
Patjetër që nuk do të mungojnë as hapësirat me efeket speciale të dritave, zërimi profesional dhe promovimi i të gjitha llojeve të bizneseve me çmime promocionale.
Modus Events & Entertainment dhe Agnesa Vuthaj do të përkushtohen maksimalisht që t’u ofrojnë biznesve dhe qytetarëve të Kosovës kënaqësi dhe mundësi organizimi të dasmave apo ngjarjeve festive në një vend.
“FESTO jetën dhe dashurinë” është moto e bashkë-organizatorës Agnesa Vuthaj për edicionin e parë të panairit!
Festivali do të ofroj hapësirë për argëtim, pije dhe ushqim dhe për secilin nga ata të cilët do të marrin pjesë, duke i shtuar kësaj edhe profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj të gjitha kritereve organizative të përcaktuara nga organizatorët dhe bashkëpunëtorët, pa të cilët realizimi i festivalit nuk do të ishte i mundur.
Hyrja per vizitorët është falas dhe për të gjitha moshat. Karakteri i festivalit është promovues.
Bëhuni pjesë e panairit të dasmave dhe ngjarjeve festive më të madhe në vend!
“Festo Wedding Expo” – 7 dhe 8 Prill 2023.
Për më shumë informacione kontaktoni në:
Facebook: Festo- Wedding Expo
E-mail: festo.modus@gmail.com
Nr.tel: 045 788 155
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Rinovohen ambientet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?