LAJMI I FUNDIT:

Duke monitoruar aktivitetet e elefantëve, u regjistruan shprehi të pazakonta: Sa flenë dhe a ëndërrojnë?

Duke monitoruar aktivitetet e elefantëve, u regjistruan shprehi të pazakonta: Sa flenë dhe a ëndërrojnë?

Rezulton se elefantët kanë zakone shumë të çuditshme kur bëhet fjalë për gjumin, të paktën nga këndvështrimi njerëzor

Një ekip studiuesish ndoqi lëvizjen e dy elefantëve femra të Afrikës nëpër Parkun Kombëtar Chobe në Botsvanë dhe konfirmoi se këto kafshë flenë mesatarisht vetëm dy orë në ditë.

Kryesisht herët në mëngjes, para agimit, mundësisht në këmbë.


“Të dhënat tregojnë gjithashtu se elefantët flenë ose zgjohen në varësi të kushteve si temperatura dhe lagështia, por që gjumi i tyre nuk ndikohet nga rrezet e diellit”, thotë Paul Manger nga Universiteti i Witwatersrand në Johanesburg.

Gjë që, sipas tij, tregon se gjumi te kafshët e egra nuk lidhet me perëndimin dhe lindjen e diellit, por me faktorë të tjerë mjedisorë, më të rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Si arritën shkencëtarët në këtë përfundim?

Shkencëtarët përdorën pajisje të vogla që regjistrojnë kushtet në mjedis, ndërsa qaforet me teknologji GPS dhe xhiroskop bënë të mundur regjistrimin e lëvizjeve të elefantëve.

Para së gjithash, aktiviteti i feçkës, që konsiderohet pjesa më e lëvizshme dhe më aktive e elefantit, me fjalë të tjera, nëse nuk është aktive për më shumë se pesë minuta – elefanti është duke fjetur.

Studiuesit zbuluan se elefantët mund të flinin në këmbë ose të shtrirë – gjë që e bënin çdo të tretën ose të katërtën ditë dhe për një orë. Megjithatë, besohet se ata hynë në fazën e gjumit REM vetëm kur ishin duke fjetur të shtrirë, që do të thotë se elefantët nuk shohin ëndrra çdo ditë – por çdo disa ditë.

“Faza REM mendohet të jetë e rëndësishme dhe e lidhur me kujtimet, por rezultatet tona nuk përputhen me këtë hipotezë, pasi elefantët dihet se kanë kujtime afatgjata”, thuhet në punim.

Shkencëtarët theksojnë se të kuptuarit se si flenë kafshë të ndryshme është e rëndësishme për dy arsye – sepse na ndihmon t’i kuptojmë më mirë ato dhe të zhvillojmë strategji më të mira ruajtjeje, dhe sepse na ndihmon të kuptojmë më mirë se si dhe pse njerëzit flenë.

Rezultatet u publikuan në Plos One, dhe hulumtimi përfshiu organizatën bamirëse Elephants Without Borders dhe Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

A e dini se...
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Astrologji
Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

A e dini se...
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Lifestyle
Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Lirohuni nga fatkeqësia dhe energjia negative: Rituali i cili pastron shpirtin, liron trupin nga qëllimet e këqija të njerëzve të tjerë!

Lirohuni nga fatkeqësia dhe energjia negative: Rituali i cili pastron shpirtin, liron trupin nga qëllimet e këqija të njerëzve të tjerë!

Lifestyle
Kalo në kategori