Trajneri i Kombëtares, Sylvip Mendes Campos Junior, ka dalë sot në një konferencë për median në Shtëpinë e Futbollit një ditë pasi shpalli listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen ndaj Polonisë.
Tekniku, i cili do të debutojë në stolin kuqezi me ndeshjen e parë të kualifikueseve Euro 2024 në Varshavë më 27 mars, ka folur për zgjedhjet e tij dhe pritshmëritë që ka në këtë sfidë. Sylvinho ka folur për mungesat, skemat e mundshme, ambientimi në Shqipëri apo edhe për objektivat që ka me skuadrën kuqezi.
Në fillim, ai përshëndeti të gjithë të pranishmit në gjuhën shqipe “mirëmëngjes” e më pas foli për punën e bërë deri më tani, duke vijuar më tej edhe me pyetjet e gazetarëve.
“Para së gjithash është nder për mua të jem këtu si trajneri i Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Falënderoj FSHF-në për mundësitë që na ka dhënë për shkuar kudo nëpër Europë dhe më tutje për të vizituar lojtarët dhe për të ndjekur ndeshje. Kemi dy muaj që punojmë në mënyrë intensive.
Kemi parë rreth 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptarë. Kemi parë rreth 70 lojtarë që janë në xhiron e Kombëtares e që jenë marrë në vlerësim nga stafi teknik. Një punë e madhe për të arritur te lista me 23 lojtarë. Mendoj që kjo është lista e përzgjedhur për një ndeshje.
Jam shumë i lumtur edhe për kushtet që ma janë vënë në dispozicion. Tani kemi edhe Shtëpinë e Futbollit gati me të gjitha kushtet. Tani jetoj në Tiranë, jam shumë i kënaqur për këtë fakt. Patëm një stërvitje edhe me Shqipërinë U-17 për të testuar të gjithë infrastrukturën dhe jemi gati për të pritur lojtarët që të nisim stërvitjen këtu. Jemi gati për ndeshjen me Poloninë.
Prurjet e reja dhe skema Sylvinho – “Mehmeti është i ri, por po bën një rrugëtim të mirë në Championship. Ai është shumë i aftë teknikisht, një lojtar i fortë dhe në formë të shkëlqyer. Mund të përmirësohet akoma edhe më shumë sepse është ende i ri. Asani është një mëngjarash, një mesfushor sulmues. Kemi shumë nevojë për një lojtar mëngjarash në fazën sulmuese. Ai ka bërë shumë mirë në Hungari dhe sot realizoi tre gola me skuadrën e tij në Korenë e Jugut. E kemi vëzhguar më kujdes Asanin, Mehmetin, por edhe shumë lojtarë të tjerë.
Pra, kemi parë 240 ndeshje dhe më shumë se 70 lojtarët e vëzhguar. Pak ditë më parë Asani luante me ekipin e tij dhe e kemi ndjekur direkt në orën 8:30 të mëngjesit me stafin për shkak të ndryshimit të orës. Pra, kemi bërë një punë shumë të madhe. Po, mund të luajmë me skemën 4-3-3, por edhe 4-2-3-1 apo edhe 3-4-4. Kemi lojtarë për t’u përshtatur për gati 3-4 skema të ndryshme. Duhet të kuptojmë gjendjen e lojtarëve aktualisht dhe do ta nisim menjëherë nga e hëna”.
Mungesat e Mihajt, Dokës, Çekiçit dhe Roshit – “Sigurisht që ata mund të jenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen. Janë lojtarë të rëndësishëm, janë në fokusin tonë, si Muçi dhe Çekiçi. Ata mund të na ndihmojnë shumë në të ardhmen. Ky është një grumbullim për një ndeshje, atë ndaj Polonisë. Në të ardhmen mund të ftojmë edhe lojtarë të tjerë, jo vetëm këta që përmendim. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne, por këto janë zgjedhjet për këtë ndeshje.
Ka edhe lojtarë të tjerë si Muçolli. Ai është një mëngjarash që më pëlqen shumë. Ai është teknikisht i fortë dhe na bën punë, do e mbaj në vëzhgim.
Çështja e portës – “Kam shkuar në shumë vende për të parë dhe takuar lojtarë që kanë një histori të rëndësishme me Kombëtaren. Të dy portierët i kam takuar e kam folur, Berisha dhe Strakosha nuk kanë luajtur me ekipet e tyre, por ata janë lojtarë të rëndësishëm dhe me eksperiencë. Janë lojtarë të fortë, do shoh nga afër gjendjen e tyre. Të hënën nisim punën dhe do të shohim më mirë se në çfarë gjendjeje janë, si teknike apo fizike. Por janë lojtarë me shumë eksperiencë e të rëndësishëm që na duhen për të krijuar një grup të rëndësishëm. Janë dy lojtarë që e ndjejnë shumë peshën e fanellës ndaj do jenë këtu.
Objektivi me Poloninë – “Sipas meje kështu është puna në Kombëtare. Kemi marrë 23 lojtarë, mbase më vonë do na duhet të bëjmë ndonjë ndryshim për shkak të dëmtimeve eventuale. Shohim shumë lojtarë, të gjithë janë të rëndësishëm. Të ecim përpara dhe mendoj se duhet të luftojmë për çdo pikë, në çdo fushë. Vetëm kështu mund të kualifikohemi.
Polonia është e fortë, një Kombëtare e rëndësishme. Ata janë mësuar të luajnë në Kupa Bote apo Europian, por ndeshja është e gjitha për t’u luajtur. Kemi shtatë ditë për t’u përgatitur, do shkojmë atje me shumë dëshirë për të bërë një ndeshje të bukur.
E theksoj se çdo pikë për ne është e rëndësishme. Duhet të luajmë me shpirt dhe zemër, sepse kështu luhet futbolli. Dakort, është pjesa e taktikës apo teknikës së lojtarëve, ne kemi lojtarë të fortë teknikisht, por është diçka tjetër më e rëndësishme, shpirti i garës dhe zemra që vendos në fushë. Është shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë, jo thjeshtë për një ndeshje. Sigurisht do të luftojmë për çdo pikë”.
Letër motivuese lojtarëve – “Më pëlqen një gjë e tillë. Futbolli është i bukur edhe për këtë, është e rëndësishme të kemi lojtarë që japin zemrën dhe shpirtin në fushë. Teknologjia ka avancuar, ndoshta nuk od të shkruaj një letër, por do e bëjmë një gjë të ngjashme, çdo lojtar kur të vijë në Kombëtare do t’u tregojë diçka të rëndësishme për t’i motivuar që ata të kuptojnë shpirtin që ne kërkojmë këtu. Nuk mund të them më shumë, por do të ketë diçka të ngjashme”.
Njohja me ekipin dhe mungesat – “Jemi këtu pas dy muajsh gjatë së cilave kemi parë shumë ndeshje. Karakteristikat e lojtarëve bëhen më të dallueshme, por po presim stërvitjet për t’i parë nga afër. Mezi presim stërvitjen e parë të së hënës. Aty do të kuptojmë më shumë gjëra, kur të takohemi me lojtarët dhe të punojmë me to do të jetë ndryshe.
Patjetër, që ka një ndryshim të madh krahasuar me dy muaj më parë kur erdha në Shqipëri. Të gjithë lojtarët duhet të ndihen të rëndësishëm me ne. Është bërë punë e madhe, tani i kemi idetë më të qarta. Do njihemi gradualisht me të gjithë lojtarët.
Kombëtarja është një specifikë tjetër, mungesat do të na kushtëzojnë dhe nuk mund të bëjmë gjë. Por nuk dua të qahem, nga mungesat apo problematikat. Ne duhet të kemi gati 3-4 lojtarë për çdo pozicion. Rëndësi ka që të nisim nga puna, dhe të punojmë sa më shumë.
Lojtarët me zero minuta – “Po flasim për dy portierë të rëndësishëm. Ata kanë bërë një rrugëtim të gjatë e të rëndësishëm në Kombëtare. Kemi edhe lojtarë të tjerë me pak minuta. Nuk është e thënë se ata që luajnë më shumë do të jenë pjesë e Kombëtares. Duhet t’i vlerësojmë të gjithë në kompleks sa i rëndësishëm është për grupin, jo vetëm aspektin e minutave.
Unë mendoj se është e drejtë që të gjithë ata që janë në gjendje të jenë pjesë e Kombëtares, të jenë këtu me ne. Pastaj është edhe pjesa e dytë. Ne do i vlerësojmë të gjithë. Ka lojtarë që janë shumë të rëndësishëm, tani presim se çfarë do të tregojnë në fushë. Kjo nis prej së hënës, nëse në stërvitje tregojnë se janë të aftë për të luajtur ose jo, fusha është ajo që do flasë për çdo lojtar. Gabime mund të bëjë kushdo, ne mbase mund edhe të fitojmë për shkak të një gabimi nga kundërshtarët. Edhe lojtarët që mund të kenë pak minuta me klubet, por janë të rëndësishëm, mund të jenë pjesë e grupit”.
Niveli i forcës së kundërshtarit – “Duhet të kuptojmë se si luan Polonia. I njohim karakteristikat e lojtarëve polakë, por edhe ata kanë ndërruar trajner. Janë mësuar me kompeticione të rëndësishme. T’i shohim si do të luajnë, t’i studiojmë mirë. Të shohim si Fernando Santos do të luajë në ndeshjen ndaj Çekisë. U përpoqa të ndiqja konferencën e Santos, por ishte me përkthim dhe nuk kuptova shumë gjëra.
Ai është trajner me shumë eksperiencë, ata janë të fortë, kanë futbollistë të rëndësishëm dhe janë mësuar të luajnë në finalet e Botërorit dhe Europianit, por duhet të kuptojmë se si ndryshon loja e tyre tani. Ata kanë dy ndeshje, por futbolli luhet në fushë. Futbolli është kompleks, ka fazën me top dhe pa top. Duhet t’i studiojmë mirë dhe të shkojmë në Varshavë për të bërë një ndeshje të mirë. Doriva ka qenë lojtar i Fernando Santos, e ka patur trajner te Porto. Ai e njeh shumë mirë atë, do të na ndihmojë me informacionet që ka.
Situata me dëmtimet – “Më vjen keq për të dëmtuarit, por nuk duhet të ankohemi. Të ecim përpara. Në Kombëtare duhet t’i vëzhgosh të gjithë, nëse mungon njëri, do të vijë tjetri e kështu më radhë. Duhet të përgatisim ndeshjet, më vjen keq për të gjithë lojtarët e dëmtuar, sepse e di sa e vështirë është kur je jashtë fushe i dëmtuar.
Më vjen shumë keq për Brojën, i cili do qëndrojë gjatë jashtë fushe. Kam vizituar Adrian Bajramin në Lisbonë. Ai u surprizua, sepse nuk e priste, por ishte një takim mjaft i bukur dhe folëm në gjuhë portugeze. Një djalosh i aftë, e dija që po kalonte një moment të vështirë për shkak dëmtimi. Më ka impresionuar, një djalë dhe lojtar shumë i mirë. Ai vjen nga një moment i vështirë si pasojë e dëmtimit”.
Mungesa e Arlind Ajetit – “Ka lojtarë që nuk kanë minuta, të tjerë kanë shumë minuta. Ne mendojmë vetëm për Poloninë, çdo ditë. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme gjithandej. Ne mendojmë se ky është një vendim i rëndësishëm për të luajtur një ndeshje të rëndësishme ndaj Polonisë.
Kemi parë 70 lojtarë. Për çdo lojtar që marrim lëmë tre të tjerë jashtë. Edhe Ajeti është në radarin tonë. Është një lojtar shumë i aftë, por besojmë se do të ecim përpara me këta 23 lojtarë.
Listën e kemi përpiluar në bazë të karakteristikave të lojtarëve, ekuilibrit të skuadrës dhe kundërshtarit. Këta janë kriteret tona. Sidomos ekuilibri i skuadrës ka rëndësi për të shkuar në Poloni për të marrë një rezultat pozitiv”.
Dëmtimi i Ismajlit dhe taktika – “Ismajli luajti vetëm 20 minuta, kërkoi zëvendësim, por nuk e dimë ende gjendjen e dëmtimit të tij. Doktori ynë Stesina është në kontakt të vazhdueshëm me klubin e lojtarit për të mësuar gjendjen e tij. Për momentin nuk mund të them se cili do të jetë vendimi përfundimtar, presim ende informacione. Ndoshta do të duhet të bëjmë një zgjedhje për ta zëvendësuar, por po presim përgjigjen përfundimtare të doktorit të Empolit për të kuptuar situatën.
Nuk është e thjeshtë të përcaktosh stilin e lojës. Unë jam brazilian, kam jetuar edhe në Spanjë, Itali. Kam provuar një aventurë të rëndësishme në Angli. Unë me gruan time jetojmë në Portugali, vajza në Madrid.
Ndihem një person multikultural, kam përthithur kulturë edhe nga vendet e tjera, jo vetëm Brazili. Rëndësi ka të shohim një ekip 100% shqiptar në fushën e lojës. Në futboll kanë rëndësi këmbët e mira dhe qarkullimi i topit.
Do të sulmojmë nëse do të mbrohemi mirë. Të gjithë bashkë. Nëse sulmojmë mirë, do të vazhdojmë të mbrohemi mirë. Kemi lojtarë të aftë për të prodhuar një futboll të mirë. Mbi të gjithë duhet shpirti i duhur për të luftuar për çdo pikë, shpirti i Kombit. Lojtarët do të japin maksimumin, këtë ua premtoj.
Mungesa e miqësores & lojtarët e kampionatit – “Ishim përgatitur për çdo situatë, për miqësore, por edhe pa miqësore. Por nuk është problem i madh mungesa e miqësores. I njohim shumicën e lojtarëve, pasi ata luajnë në kampionate të rëndësishme. Rëndësi ka të bëjmë mirë dhe të stërvitemi fort në shtatë ditët e grumbullimit.
Kur grumbullojmë lojtarët, ne nuk shohim nëse luajnë në Kore, Hungari apo Shqipëri. Asani luan në Kore, shumë larg. Por e kemi ndjekur, ai ka bërë mirë edhe në Hungari. Hadroj është pjesë e jona. E pashë në disa ndeshje, ai më bindi ta grumbulloj.
Sigurisht që nuk është vetëm Hadroj, ka të tjerë lojtarë nga të cilët presim përgjigjet e duhura. Është në dorën e tyre nëse do të japin maksimumin për të qenë pjesë e Kombëtares”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë