LAJMI I FUNDIT:

Andin Hoti pjesë e delegacionit të Kosovës në Ohër

Andin Hoti pjesë e delegacionit të Kosovës në Ohër
Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti /Foto: Ridvan Slivova

Djali i veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, njëherësh kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti sot është i pranishëm në Ohër si pjesë e delegacionit të Kosovës.

Pjesë e këtij delegacioni me në krye kryeministrin e vendit, Albin Kurti janë po ashtu edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi si dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.


Ndryshe, në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi evropian dhe plani i zbatimit, gjithçka nga takimet në Ohër
Lexo po ashtu Propozimi evropian dhe plani i zbatimit, gjithçka nga takimet në Ohër

Atje i pranishëm është Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, si dhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti /Foto: Ridvan Slivova

Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti me delegacionin e Kosovës/Foto: Ridvan Slivova
Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti /Foto: Ridvan Slivova
Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti /Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori