LAJMI I FUNDIT:

Zvogëloni rrezikun e ngufatjes së bebes në një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë

Zvogëloni rrezikun e ngufatjes së bebes në një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë

Infermierja zbuloi se si të kontrolloni nëse ushqimi është i sigurt për foshnjën

Infermierja Nikki Jurcutz këshillon prindërit se çfarë duhet të bëjnë përpara se të ushqejnë fëmijën e tyre dhe cilat ushqime janë më të rrezikshmet.


Shumë pediatër paralajmërojnë se ushqimi është shkaku më i zakonshëm i ngufatjes te foshnjat. Në periudhën kur ai mëson të përtypë dhe fillon të përdorë gishtat për copa ushqimi, është një sfidë e madhe për prindërit. Pavarësisht se ky është një hap i madh në të ushqyerit, duhet të kujdeseni përsëri se çfarë lloj ushqimi i jepni, sepse ata ende nuk kanë dhëmbë të mjaftueshëm për ta përtypur deri në fund.

Infermierja Nikki Jurcutz shpesh poston këshilla për sigurinë e foshnjave dhe rreziqet e ngufatjes në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Në videon e fundit, ajo zbuloi se si të zbuloni shpejt dhe lehtë nëse mund t’i jepni fëmijës tuaj një ushqim të caktuar.

Është një truk që ajo e quajti “testi i shtrëngimit “.

“Merrni një copë ushqim, vendoseni në mes të dy gishtave dhe shtrydheni, nëse shpërbëhet shpejt, atëherë mund t’ia jepni fëmijës. Nëse mbetet ajo copë ushqimi mbetet e pandryshuar pas shtypjes, atëherë duhet të shmangni ushqime të tilla”, ka shpjeguar Niki në video.

Shikoni videon:

Ushqimet e rrezikshme që duhet të shmangni në vitin e parë të jetës janë hot-dogët, kokoshkat, arrat e plota, frutat e thata, rrushi, djathi i fortë dhe perimet e papërpunuara.

Në një tjetër video, Niki tregoi se si ky lloj ushqimi mund të ngecë në trakenë e vogël të fëmijëve dhe të shkaktojë mbytje kërcënuese për jetën. Shikojeni videon:

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori