LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dihet për truprojën e presidentit Zelensky i cili u bë një personazh i famshëm dhe ‘simbol seksi’ derisa e mbron shefin e tij nga Putini

Çfarë dihet për truprojën e presidentit Zelensky i cili u bë një personazh i famshëm dhe ‘simbol seksi’ derisa e mbron shefin e tij nga Putini

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është bërë një ikonë ndërkombëtare që kur ka nisur agresioni rus në Ukrainë, por jo vetëm ai, është truproja e tij gjithashtu që ka fituar shumë vëmendje tek njerëzit madje po e konsiderojnë atë ikonë dhe ‘simbol seksi’.

Bëhet fjalë për Maksym Donets, i cili është shefi për sigurinë presidenciale, ai madje u bë një personazh i famshëm, transmeton Telegrafi.


Mbi shpatullën e Zelensky-t, nga emërimi i tij në vitin 2019, Donets ishte me presidentin ukrainas kur postoi video dhe foto sfiduese nga rrugët e Kievit në ditët e para të pushtimit.

@maksimdonets.ua ♬ Rebirth of the Ukrainian Phonk – Evela & Evelasting

Ai shoqëroi Zelenskyn në vendet e mizorive ruse në periferi të Kievit pasi forcat e Moskës u tërhoqën nga veriu i Ukrainës në pranverën e vitit 2022 dhe që atëherë është fotografuar me presidentin në zona luftarake përfshirë Kharkiv, Kherson dhe Bakhmut.

Iuliia Mendel, ish-sekretarja e shtypit e Zelensky-t tha për Newsweek se shefi i truprojës së presidentit “është plotësisht i përkushtuar ndaj punës së tij; ai është super punëtor, ai është shumë i përkushtuar ndaj presidentit”.

@maksimdonets.ua I’m obsessed with this man 😫 #maksimdonets #bodyguard #securityguard #zelensky #zelenskyy #volodymyrzelensky #volodymyrzelenskyy #wolodymyrselenskyj #ukraine🇺🇦 #ukraine #viral #slavaukraini #fckrussia #fckptn #slavaukraine #СлаваУкраїні #heroyamslava #armukrainenow #fuckrussia #russiaisaterorriststate ♬ original sound – Максим Донець 🇺🇦

Donets u bë një personazh shumë i dashur dhe i ndjekur nga ukrainasit gjatë vitit. Midis llogarive të adhuruesve që i kushtuan truprojës së presidentit është një kanal në TikTok i pëlqyer nga 6.2 milionë përdorues dhe i ndjekur nga më shumë se 286,000.

Pak dihet për Donets, i cili është kthyer në një ikonë – madje edhe një simbol seksi – dhe së fundmi u ngatërrua me një dubël të supozuar të Zelenskyt gjatë vizitës historike të presidentit në SHBA.

“The New Voice of Ukraine” raportoi se Donets është 44 vjeç dhe me origjinë nga Kryvyi Rih, qyteti ku u rrit Zelensky. Ai diplomoi në Institutin e Ekonomisë Kryvyi Rih në Universitetin Kombëtar të Ekonomisë Vadim Getman, raportoi gazeta.

Gazeta bjelloruse Nasha Niva ka raportuar se Donets është i martuar dhe ka një djalë me gruan e tij Natalya. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Kalo në kategori