Shumica e amerikanëve – pavarësisht nga prirja politike – nuk pajtohen që taksapaguesit amerikanë të mbajnë barrën e menaxhimit të keq që sjell dështimin e një banke, megjithëse kundërshtimi republikan ndaj ndihmave për bankat është zbutur gjatë dekadës së fundit, thuhet në sondazhin më të ri Reuters/Ipsos.
Rezultatet e sondazhit lënë të kuptohet se administrata e presidentit demokrat Joe Biden mund të përballet me një problem politik, nëse shenjat e luhatjeve në sektorin bankar të SHBA-së përkeqësohen dhe nxisin veprime më agresive të qeverisë.
Sondazhi zbuloi se 84 për qind e të anketuarve – përfshirë një shumicë të konsiderueshme të republikanëve dhe demokratëve – mendojnë se taksapaguesit nuk duhet të paguajnë për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga menaxhimi i papërgjegjshëm i bankave.
Tregjet e aksioneve janë tronditur në mbarë botën që kur Silicon Valley Bank falimentoi pasi klientët e shqetësuar tërhoqën depozitat e tyre. Dy ditë më pas, Signature Bank u mbyll. Të mërkurën, stoqet në bursë ranë ndjeshëm pasi luhatjet në gjigantin bankar zviceran Credit Suisse ringjallën frikën për një krizë të re bankare.
Bankat kanë qenë në vështirësi muajt e fundit nga rritja e normave të interesit, të cilat reduktojnë kërkesën për huamarrje. Banka Qendrore e Amerikës (FED), ka rritur vazhdimisht normat e interesit gjatë vitit të kaluar në një përpjekje për të zbutur inflacionin.
Vetëm 49 për qind e amerikanëve – 40 për qind e republikanëve dhe 55 për qind e demokratëve – thanë se favorizonin paketat e shpëtimit të institucioneve financiare nga qeveria.
Megjithatë, mbështetja për paketat e shpëtimit ishte edhe më e ulët një dekadë më parë, kur Shtetet e Bashkuara po dilnin nga një krizë financiare, të cilën qeveria e luftoi duke shpenzuar qindra miliarda dollarë për paketat e shpëtimit të bankave. Në një sondazh të Reuters/Ipsos të vitit 2012, vetëm 20 për qind e republikanëve dhe 53 për qind e demokratëve thanë në atë kohë se mbështesin paketat e shpëtimit.
Rreth gjysma e të anketuarve në sondazhin thanë se kishin dëgjuar për falimentimin e bankës Silicon Valley.
Sondazhi tregoi mbështetje të gjerë për mbrojtjen nga Washingtoni të depozitave bankare. Shtatëdhjetë e tetë përqind e të anketuarve thanë se qeveria duhet të garantojë depozitat e individëve dhe 70 për qind thanë se Uashingtoni duhet mbrojë depozitat e kompanive.
Por një shumicë e fortë dypartiake tha gjithashtu se depozituesit në banka duhet të kuptojnë rrezikun e përdorimit të një banke për të bërë depozita jashtë kufijve të shumës së siguruar.
Disa ekspertë thonë se garancitë më të gjera të depozitave që rregullatorët po aplikojnë për bankat me probleme janë në fakt një paketë shpëtimi sepse i bëjnë njerëzit më pak të prirur për të marrë masa për t’u mbrojtur nga rreziku financiar.
Sondazhi i Reuters/Ipsos, i kryer në internet, anketoi 1,004 njerëz në mbarë vendin. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit