LAJMI I FUNDIT:

Skena dhune, përplasje, flakë – tifozët e Frankfurtit dhe Atalantas bëhen bashkë dhe sulmojnë policinë në Napoli

Skena dhune, përplasje, flakë – tifozët e Frankfurtit dhe Atalantas bëhen bashkë dhe sulmojnë policinë në Napoli
(Foto: Screenshot/Twitter/Football Italia)

Huliganët e Eintracht Frankfurtit dhe Atalantas e kanë sulmuar policinë italiane dhe u kanë vënë zjarr automjeteve, ndërkohë që do të përpiqen të hyjnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Napolit, pavarësisht një urdhër ndalimi.

Sfida kthyese e 1/8 së finales në garën elitare evropiane zhvillohet nga ora 21:00 në ‘Stadio Diego Armando Maradona’, ndërsa Partenopei fituan me rezultat 1-0 në takimin e parë dhe janë favoritë për të vazhduar në çerekfinale për herë të parë në histori.


Megjithatë, loja është lënë në hije nga ajo që ka ndodhur në lidhje me këtë ndeshje, duke qenë se autoritetet kishin bërë kërkesë të ndalonin pjesëmarrjen e të gjithë tifozëve gjermanë.

Mirëpo, kjo është refuzuar, pasi e kanë humbuar apelin duke e reduktuar kërkesën e tyre për t’i ndaluar vetëm ata që kanë lindur ose janë banorë të Frankfurtit.

Sidoqoftë, mbi 600 tifozë kanë arritur në Napoli të shoqëruar nga ultrasit e Atalantas, të cilët janë rivalë të përbetuar të Partenopei dhe situata është përshkallëzuar shpejt.

Njoftime dhe pamje nga Piazza del Gesu i kanë shfaqur tifozët e Eintrachtit duke hedhur objekte, përfshirë edhe fishekzjarrë dhe shishe, drejt policisë, ndërsa disa automjeteve iu është vënë flaka.

Në anën tjetër, rreth 200 ultras të Napolit janë shfaqur gjithashtu të veshur me helmeta motoçikletash dhe shufra hekuri, por deri më tani janë ndaluar për të ardhur në kontakt me tifozët e skuadrës gjermane.

Prezenca e ultrasve të Atalantas e ka përkeqësuar më shumë situatën, pasi ata janë të liruar nga urdhri i ndalimit dhe mund të përpiqen t’i fusin edhe tifozët gjermanë në Stadio Maradona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori