Autostrada Tetovë-Prizren akoma do të duhet të presë procedurat burokratike derisa të fillojë të realizohet. Edhe pse dy shtetet respektive, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, disa herë kanë realizuar edhe takime edhe kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e saj, megjithatë hapa konkret ende nuk janë bërë përveç studimit-fizibiliti.
Në këtë drejtim, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi tha se ka qenë për vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me Ministrin e Transportit dhe Ekologjisë në qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu, ku është rënë dakord që të arrihet një marrëveshje mes dy shteteve për ndërtimin e kësaj autostrade.
“Pas përcaktimit të trasesë të rrugës Tetovë-Prizren shpresojmë që këtë vit do të fillojmë dhe do të zgjedhim edhe projektuesin për të projektuar rrugën Tetovë-Prizren,pastaj pasi ta kemi projektin të gjejmë mënyra të financimit sepse është një projekt i përbashkët dhe në bazë të asaj që ekspertët kanë udhëzuar, ku kanë qenë tre propozime, njëri është pranuar ku ka një tunel të përbashkët, prandaj edhe ndërtimi i kësaj rruge do të jetë i përbashkët mes dy shteteve”, tha Ejup Rustemi.
Ndërkaq, Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, kohë më parë i pyetur rreth kësaj rruge nuk ka dhënë asnjë afat kohor për fillimin e punëve, por vetëm ka sqaruar procedurat që duhet të ndiqen.
“Nevojitet studim i mirë fizibiliteti, projekte ideore, zgjidhje e trasesë më të përshtatshme, kur them më të përshtatshme kjo do të thotë edhe më e qëlluar edhe financiarisht më e arsyeshme dhe në fund përfundim i dokumenteve të projektit, gjetja e mjeteve financiare dhe më pas shpallje për thirrje. Gjithsesi se në këtë rast kemi edhe një lloj koordinimi, ndërsa kjo për shkak se punohet për rrugë e cila po i lidh dy shtete, të punohet paralelisht dhe bashkërisht, e që do të japë zhvillim për të gjithë rajonin”, tha Bllagoj Boçvarski.
Ndryshe, në trasenë e kësaj autostrade është planifikuar ndërtimi edhe i një tuneli në gjatësi rreth 6.4 kilometra. Kjo autostradë planifikohet të kalojë përmes Malit Sharr dhe ka një gjatësi të përgjithshme prej rreth 45 kilometrave edhe atë 35 kilometra në pjesën e Kosovës dhe 10 kilometra në anën e Maqedonisë së Veriut. Ajo planifikohet të lidhë Prizrenin me Tetovën duke shkurtuar ndjeshëm rrugën sepse aktualisht distanca rrugore mes Tetovës dhe Prizrenit është mbi 100 kilometra.
Disa herë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur interesimin e tij për ndërtimin e autostradës. Ndërtimi i kësaj autostrade është kërkuar me ngulm edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut e cila konsideron se me këtë autostradë do të afrohet qasja e biznesit me portin e Durrësit./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova