LAJMI I FUNDIT:

Dashuria është një fabrikë që punon pa pushim

Dashuria është një fabrikë që punon pa pushim

Nga: Zygmunt Bauman (pjesë nga intervista në “La Repubblica”, 20 nëntor 2012)

Dashuria nuk është një objekt i parapaketuar dhe gati për përdorim. Atë ia kemi besuar kujdesit tonë, ka nevojë për një angazhim të vazhdueshëm, që të rigjenerohet, rikrijohet dhe ringjallet çdo ditë. Dhe dashuria ta kthen këtë vëmendje mrekullisht … Tregu ka ndjerë në nevojën tonë të dëshpëruar për dashuri mundësinë për fitime të jashtëzakonshme. Dhe na josh me premtimin se mund të kemi gjithçka pa mundim: kënaqësi pa punë, fitime pa sakrifica, rezultate pa përpjekje, dije pa proces mësimor. Dashuria kërkon kohë dhe energji.


Por, sot të dëgjojmë ata që duam, t’i kushtojmë kohën tonë për t’i ndihmuar në momente të vështira, duke plotësuar nevojat dhe dëshirat e tyre më shumë se tonat, është shndërruar në diçka sipërfaqësore: blerja e dhuratave në një dyqan është më se e mjaftueshme për të kompensuar mungesën e dhembshurisë, miqësisë dhe vëmendjes sonë. Ne mund të blejmë gjithçka, por jo dashurinë. Nuk do ta gjejmë dashurinë në një dyqan. Dashuria është një fabrikë që punon pa pushim, njëzet e katër orë në ditë, shtatë ditë në javë.

Në trend Kultura

Më shumë
PLAK BUDALLA

PLAK BUDALLA

Fjala+
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
Russell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!

Russell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!

Kulture
BIR

BIR

Poezi
Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!

Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!

JIM

JIM

Fjala+
Kalo në kategori